Bota

Sllovakia bllokon sërish sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë

Bashkimi Evropian dështoi sot të miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, pasi Sllovakia e bllokoi sërish vendimin.

Pas përfundimit të Këshillit Evropian të Punëve të Jashtme në Bruksel, shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaia Kallas tha se ishte “vërtet e trishtuar” nga ngjarja, duke shtuar se tani ‘topi është në fushën e Sllovakisë’. 

Më parë, kryeministri sllovak Robert Fico kishte njoftuar se përfaqësuesi i vendit të tij në Këshill do të kërkonte një shtyrje të votimit për vendosjen e sanksioneve shtesë ndaj Moskës.

Lexo më shumë  Arrestohet komandanti i Njësisë Speciale të Serbisë, lidhet me keqtrajtimin e studentëve në protesta

Ai argumentoi se kërkesa pasqyron qëndrimet e partive politike të vendit të tij mbi propozimet e paraqitura nga Komisioni për të ndihmuar Sllovakinë të kapërcejë çdo pengesë që do të hasë në furnizimet e saj me gaz pas ndalimit të planifikuar të importeve të gazit rus nga viti 2028.

Ky plan nuk lidhet me paketën e re të sanksioneve, por Sllovakia i lidhi të dy çështjet.  Kalas tha gjithashtu se çështja e aseteve të “ngrira” ruse në BE do të diskutohet në takimin joformal të ministrave të jashtëm në fund të gushtit.

Lexo më shumë  JD Vance distancim nga Trumpi?

Rruga Press

YouTube player