KryesoreLajme

Skema “SuperPuna”, Kurti prezanton sot nismën për të rinjtë e Kosovës

Sot pritet të bëhet zgjerimi i skemës Superpuna.  Çeljen e kësaj nisme e dhanë kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati.

Aktiviteti i çeljes së zgjerimit të skemës Superpuna do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, duke nisur në orën 10:00.

Superpuna është platformë punësimi e krijuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të skemës së Punësimit të Garantuar për të Rinjtë, e cila lehtëson qasjen e të rinjve në tregun e punës dhe ndihmon bizneset në angazhimin e punëtorëve të rinj.

Lexo më shumë  PISA 2025 - Si u deformuan të dhënat nga qeveria e Shqipërisë; reagon OECD: Nuk i miratuam ndryshimet

Që nga fillimi i skemës, përmes Superpuna janë angazhuar dhe punësuar mijëra të rinj.

YouTube player

Lexo më shumë  Zulfaj takon ambasadoren e Finlandës, në fokus integrimi evropian dhe statusi kandidat