Lajme

Ahmetaj zbuloi emrin e njeriut që zotëron 40% e inceneratorit të Tiranës, gazetarja: Është financues i fushatave të Ramës dhe Veliajt

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, duke folur për inceneratorin e Tiranës, deklaroi se Mirel Mërtiri nuk është më pronari, por ia kanë marrë. Ai përmendi një biznesmen shqiptaro-zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës, një shtetas të quajtur Blerim Hoxha, duke pyetur se çfarë ka bërë kjo kompani, si i ka marrë dhe si i ka paguar, çfarë lidhjesh ka qeveritarë dhe biznesi në Shqipëri.

Lexo më shumë  Regjistrohet edhe Kurti: Ishte proces i thjeshtë dhe i shpejtë

Gazetarja Ola Xama tha se shtetasi Blerim Hoxha është pronar i një kompanie me bazë në Zvicër dhe ai financon fushatat e Ramës dhe Veliajt.

“Blerim Hoxha është pronar i kompanisë Ikare me bazë në Zvicër, ka 40 për qind të inceneratorit të Tiranës. 20 për qind janë në parajsa fiskale dhe 40 për qind janë të një italiani, Presezi, që erdhi dhe bëri edhe një takim te Agjencia e Pronave të Sekuestruara.

Blerim Hoxha është një shtetas nga Kosova, është përfaqësues i kompanisë “Tosk Energy”, një biznes që më pas ka marrë pronësinë e rafinerisë së Ballshit, përmes kompanisë SPD. Ai ka lidhje me të dyja linjat që financojnë fushatat, edhe të z. Rama, edhe të z. Veliaj”-tha Xama.

Rruga Press

YouTube player