KryesoreLajme

Skaner/ Tre dyshime qe lindën nga alibitë e Ramës

Pasi dështoi me vendimin që mos paraqitej në në interpelancën e parlamenti duke lënë përshtypjen se “i digjte miza”, Edi Rama ndryshoi strategji dhe vendosi të pushtojë emisionet e mbrëmjes të së enjtes. Ai dha pak a shumë të njëjtat shpjegime edhe tek Grida Duma edhe tek Erla Mëhilli edhe tek Ylli Rakipi.

Lapsi.al i ndoqi me vëmendje alibitë e kryeministrit për të bërë dekriptimin e tezave të tij. Si ndodhi takimi i parë me zyrtarin e arrestuar McGonigal? A e përdori dhe e pagoi kryeministri atë kundër opozitës? Si u njoh me ish spiunin Agim Neza dhe cili qe roli i tij në “blerjen” e njeriut të FBI…

“U takova me një sms”

Një nga pretendimet që kryeministri e përsëriti si të mësuar përmendësh në të tre emisionet ku u shfaq ishte se ai e kishte pritur zyrtarin e FBI McGonigal pasi ky i fundit do e paralajmëronte per rrezikun e disa investimeve ruse. Pra takimi ishte me interes për një politikë të njohur të SHBA në mbarë botën e sidomos në zonën e saj të influencës. Por po të lexosh aktakuzën rezulton krejt e kundërta. McGonigal u burgos se ai ia kishte mbajtur të fshehtë vizitën në zyrën e kryeministrit, institucionit që përfaqësonte. Po a do e bënte ai këtë nëse kishte ardhur vërtet për një interes të vendit të vet??? Natyrisht që jo. 

E pra, nga kjo del qartë  se qëllimi i tij ka qenë privat dhe për interes personal, si psh marrja e parave për të lobuar kundër opozitës. Këtë e përforcon edhe fakti se Rama nuk e priti i shoqëruar nga zyrtarët e linjës, por me lobistë privatë në krah. Këtë e konsolidon fakti se diplomatët lokalë të SHBA nuk morrën pjesë në takim. Rama e bëri qesharake situatën kur iu përgjigj Enton Abilekajt se zyrtari i FBI i kishte kërkuar takim me mesazh e pastaj shtoi se as këtë se mbante mend mirë. Pra është absurde të besosh se një takim, që bëhet për një interes të politikave mes dy shteteve, bllokimin e investimeve ruse, mbahet sekret nga palët, kërkohet me sms dhe fshihet nga protokollet e zyres se kryeministrit.

Lexo më shumë  Meloni do ta mallkojë atë ditë kur njohu Ramën

“Kisha lexuar vetëm BIRN”

Një nga pikat e aktakuzës amerikane që e rëndon më shumë pozitën e Edi Ramës është ajo se dokumentat për të lobuar kundër PD-së dhe fillimin e çështjes kundër opozitës iu servirën McGonigal nga një këshilltar informal i kryeministrit që i mori nga kabineti i këtij të fundit. Pra se qëllimi për të cilin është paguar ish zyrtari i FBI-së ka qenë politik dhe është dirigjuar nga kryeministria. Në intervistat e emisioneve të së enjtes Rama përsëriti alibinë se ai nuk ka ditur asgjë më shumë për lidhjen e Lulzim Bashës me Nik Muzinin, pra për mënyrën se si ish kreu i PD kishte lobuar me mbi 600 mijë usd në SHBA. “Unë nuk kam servirur asnjë dokument. Këtë ngjarje e kam marë vesh nga një shkrim i BIRN” i tha ai Erla Mëhillit duke shtuar me ironi: “Thoni tani që dhe BIRN është i kapur nga qeveria”. 

Por edhe sikur të duash ti besosh versionit të thjeshtëzuar të Ramës, pyetja është: Po atëherë pse në aktakuzë shkrueht e zeza mbi të bardhë se dokumentat u servirën nga zyra e kryeministrit? Gënjen Rama apo drejtësia amerikane? Nëse kjo e dyta nuk ka interes të mashtrojë, gje që vërteton se McGonigal është furnizuar me dokumenta nga kryeministri, a kishte nevojë një agjent i FBI-së që të merrte me vete artikuj të thjeshte shtypi. Pra versioni që Rama tha nëpër emisionet e së enjtes se nuk dinte më shumë prandaj s’kishte çfarë të jepte mbetet pak i besueshëm. 

Lexo më shumë  Bislimi merr pjesë në takim ministerial në Podgoricë

“Nezën nuk e njihja”

Shefi i qeverisë u mundua ta relativizojë marëdhënien e tij me ish spiunin Agim Neza, duke thënë se kur takoi për herë të parë McGonigal, ky i fundit i kërkoi të marrë me vete dhe një mik e bashkëpunëtor të tijin. Eshtë vështirë të kapërdihet që historia të jetë kaq naive. E para, në takime konfidenciale të njerëzve të sigurisë së SHBA me shefin e një qevere aleate, nuk mund të hyjnë miq të çfarëdoshëm. Por në këtë rast miku i çfardoshëm ishte ai që do e paguante McGonigalin në të zezë, me 225 mijë USD, direkt pasi ai u takua me Ramën. Dhe po ky mik i rastësishëm filloi punën për të lobuar kundër PD-së. Po të njëjtën gjë bëri edhe miku apo këshilltari tjetër, Dorian Duçka, që pagoi faturat dhe udhëtimet e njerëzve që do do dëshmonin për krimet ruse të opozitës. 

Pra skema është e qartë. Ndaj dyshimi është se nuk ka qenë McGonigal ai që, kur i kërkoi takim me anë të një sms-je, iu lut Ramës që të mettre me vete edhe Agim Nezën. Ka ndodhur krejt e kundërta. Ka qenë Rama që ka angazhuar Nezën dhe Duçkën për të korruptuar zyrtarin e FBI-së që duhej përdorur për qëllime të luftës së brendëshme politike në Shqipëri. Askush nuk mund të mendojë që një biznesmen, spekullant apo lobues qoftë, të harxhojë nga paratë koha dhe investimi i vet për të goditur një parti politike. Këtë skemë mund ta ngrenë vetëm rivalët e saj. /lapsi.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *