KryesoreLajme

Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit

Kryebashkiaku i Tiranës Erjon Veliaj është kapur sot në krim që dënohet deri me dy vjet burg, duke gënjyer në dëshminë e tij para komisionit hetimor. Në debatin e tij me kryetaren e komisionit Jorida Tabaku, ai është munduar të dredhojë gjatë duke përmendur proceset që ka fituar ndaj Tabakut, duke nxjerrë kontratat e Lulzim Bashës kur drejtonte Tiranën, duke u fshehur për dy standartet e drejtuesve lokalë demokratë në qytete të tjera, por duke refuzuar më shumë se gjysëm ore ti përgjigjet një pyetje të thjeshtë: “Pse ka tejkaluar kompetencat e këshillit Bashkiak, për ti hapur rrugë ndërtimit të inceneratorit të Tiranës dhe duke firmosur vetë personalisht për një gjë që nuk i takonte”.

Dhe i gozhduar pasi kjo pyetje iu përsërit mbi 20 herë ai u detyrua të nxirrte një dokument tjetër, në vend të atij që i kërkohej për të thënë që si kryebashkiak kishte vepruar me miratimin e këshillit.

Kur mbaroi debati i zjarrtë Jorida Tabaku tha: “Veliaj genjeu në betim. Gjatë përgjigjeve ai iu refererua një vendimi te Keshilli Bashkiak të muajit shtator 2017, ndërkohë që me nënshkrimin e tij i ka hapur rrugë Inceneratorit që në mars 2017.

Lexo më shumë  MPJ-ja ende pa informacion nëse zëvendësdrejtori i Policisë Jankoviq, me shtetësi serbe, është liruar nga Serbia

Pra për të mbrojtur firmën e tij të paligjshme Erion Veliaj lexoi një dokument tjetër që kishte lidhje me buxhetin e bashkisë dhe jo me miratimin e projektit për inceneratorin.

Nisur nga ky debat i nxehtë, Lapsi.al është përpjekur të shpjegojë se pse kjo shkresë dhe ky nënshkrim u kthyen në mollë sherri?

Për të kuptuar këtë duhet njohur pak historia e kësaj afere. Kompania ‘Integrated Energy BV u angazhua që do të ndërtonte djegësin e Tiranës i cili do të financohej nëpërmjet një tarife për incenerimin e mbetjeve nga njësitë e qeverisjes vendore të qarkut Tiranë.

Sipas të dhënave të mëvonshme që nxori Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe i bëri publike opozita, kjo qe një ndërmarrje korruptive që do ti kushtonte publikut shqiptar tre fish më shtrenjtë. Po cili qe roli i Veliajt në këtë ‘grup të strukturuar” që dyshohet se ka pëlyer duart në një grabitje?

Me qëllim përshpejtimin e ndërtimit të kësaj vepre, që i jepte më shumë para të arrestuarve që sot janë në kërkim, Stela Gugalla dhe Klodian Zoto Erion Veliaj ka tejkaluar kompetencat e tij duke marrë edhe ato të këshillit bashkiak. Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka lexuar Lapsi.al, Veliaj nuk e ka tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak. “Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill,” thekson KLSH.

Lexo më shumë   Qeveria Rama jep me PPP uzinat e armëve, Peleshi: Disa investitorë kanë shfaqur interes

Pra për akuzën se ka firmosur në një shkresë pa marrë miratimin e këshillit bashkiak Veliaj del krejtësisht zbuluar dhe ky ekspozim i tij bëhet edhe më i rëndë, kur ai mundohet që për të mbrojtur këtë shkelje gënjen në dëshminë para komisionit hetimor parlamentar.

Kaq do të mjaftonte që po të kishim një SPAK të pavarur dhe një një drejtësi që kryebashkiaku e përdor si pas nevojave të tij, prokurorët të trokisnin në zyrën një derën njeriu që është bërë pjesë në një mega aferë që do ti kushtojë publikut diçka më pak se 500 milionë euro. Këtij nënshkrimi Erion Veliaj i shtoi këtë të martë edhe një gënjeshtër nën dëshmi. /Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *