Lajme

Sela: Bashkohem me aleatët tonë në dënimin e njohjes nga Rusia të dy territoreve separatiste në Ukrainë

Ziadin Sela kryetari i partisë shqiptare opozitare Aleanca për Shqiptarët:

Bashkohem me aleatët tonë në dënimin e njohjes nga Rusia të dy territoreve separatiste në Ukrainë, një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë dy vendet e vetme kandidate për BE nga Ballkani Perëndimor që bojkotojnë sanksionet e BE-së kundër Rusisë në lidhje me Ukrainën.
Serbia si Serbi, është konsistente në qasjen e saj dhe kryesisht hesht karshi agresionit rus.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut nga ana tjetër ka lëshuar disa deklarata hipokrite, por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret.
Andaj, i bëj thirrje Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që t’u bashkohet partnerëve tanë, BE-së dhe SHBA-së, për të reaguar me unitet, rreptësi dhe vendosmëri. Vepra, jo fjalë!

Lexo më shumë  Për herë të parë, Policia e Kosovës merr letër urimi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *