Lajme

Skandali/Konfindustria: Do ketë pasoja të rënda, kërkojmë ndërprerje të fiskalizimit

Kërkesa e Konfindustrisë është që të këtë ndërprerje pa afat të procesit të fiskalizimit dhe të lejohet rikthimi në gjendjen fillestare të subjekteve të përfshira.

Konfindustria ka reaguar në lidhje me skandalin e pagave të qytetarëve shqiptarë. Me anë të një njoftimi publik, Konfindustria paralajmëron se skandali i rrjedhjes masive të të dhënave do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë shqiptare. Sipas tyre kjo është një goditje e drejtëpërdrejtë e përpjekjeve për formalizim të ekonomisë si dhe sjell rrezik potencial të vlerave të mëdha financiare. Kërkesa e Konfindustrisë është që të këtë ndërprerje pa afat të procesit të fiskalizimit dhe të lejohet rikthimi në gjendjen fillestare të subjekteve të përfshira.

REAGIMI:

Konfindustria vlerëson, se skandali i fundit të rrjedhjes masive të të dhënave të ndjeshme të qytetarëve dhe bizneseve, pritet të ketë pasoja të rënda për ekonominë shqiptare. Së pari, është një goditje e drejtëpërdrejtë e përpjekjeve për formalizimin e ekonomisë. Qytetarët dhe bizneset, në kushtet e pasigurisë së plotë të ruajtjes së të dhënave të tyre të ndjeshme nga agjencitë shtetërore nuk do të kenë vullnetin e nevojshëm për formalizim të pasurisë dhe aktivitetit tregëtar. Konfindustria do të kërkojë ndërprerjen për afat të pakufizuar të gjithë procesit të fiskalizimit dhe lejim të rikthimit në gjendjen fillestare të subjekteve të përfshira. Së dyti, rrjedhja e të dhënave personale dhe biznesore cënon rëndë besueshmërinë e shtetit shqiptar sidomos në rastet e tregjeve financiare dhe investimeve të huaja, që edhe kështu janë në rënie dhe më të ultat në rajon. Gjithashtu, shteti shqiptar rrezikon potencialisht të penalizohet në vlera të mëdha financiare nga kërkesat për dëmshpërblim nga qytetarët dhe bizneset për pasojat negative, që rrjedhja e të dhënave mund të prodhojë në aktivitetin tregtar dhe pasurinë personale.

Prej një jave janë bërë publike të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021 dhe të muajit prill. Po ashtu, në rrjetin ‘ëhatssap’ qarkullon dhe lista me numrat e telefonave dhe ajo e targave. Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat tha se të dhënat kanë rrjedhur nga individë të brendshëm dhe nuk kemi të bëjmë me një sulm kibernetik.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *