KryesoreLajme

SKANDAL – Shaqir Totaj i PDK-së, e rehaton djalin e tij në Ekoregjionin e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka punësuar djalin e tij Adonis Totajn në ndërmarrjen publike  për menagjim të mbeturinave në qytetin e Prizrenit në pozitën e Koordinatorit të Kujdesit ndaj Klientëve.

Në bazë të vendimit të kë kësaj kompanie publike që është publikuar gjatë ditës së sotme,  Adonis Totaj, del të jetë “më i miri” nga kundër kandidatët e tij Berat Shala dhe Armend Pulaj, duke i marrë kështu 70 pikë nga komisioni vlerësues.

Lexo më shumë  Majlinda e kërkuar edhe si trajnere, refuzon ofertë të majme nga Emiratet Arabe, ka vendosur që të punojë në Kosovë

Sipas vendimit, kundër kandidati Adonisit, Berat Shala ka marrë 64 pikë, ndërkaq, kundër kandidati tjetër Armend Pulaj, 54 pikë.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj dhe djali i tij Adonis Totaj

Përmes këtij konkursi, po ashtu është përzgjedhur edhe Kryepunëtori i kësaj Kompanie.

Sipas vendimit, Berat Shala i cili kishte marrë vendin e dytë ku garonte me djalin e Totajt, kësaj here nga komisioni vlerësues i ka marrë 70 pikë, duke e lënë pas kundër kandidatin e tij Bekim Thaçi, që i kishte marrë 57.5 pikë.

Lexo më shumë  Paralajmërimi i shkencëtarëve, Viti 2026 mund të thyejë rekordet e ngrohjes globale

Ndryshe, që prej marrjes së mandatit si kryetar i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj në vazhdimësi ka punësuar bashkë patrikët e tij nëpër institucione publike.

Por kësaj here, përtej aktivistëve të partisë së tij, kryetari Totaj, në institucione publike ka filluar t’i rehatojë edhe familjarët e tij, duke filluar nga djali i tij. /Kosova News/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *