Lajme

Kryeziu: Qëndrimi i Qeverisë është i qartë, Asociacioni që ka karakter themeltar etninë, bie ndesh me Kushtetutën

Të mërkurën në mediat e Kosovës ka qarkulluar një “Draft gjerman”, për Asociacionin. Drafti përmban 17 nene dhe parasheh që ky Asociacion do t’i ketë 10 komuna me mundësi zgjerimi.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se qëndrimi qeveritar për Asociacionin është i pandryshueshëm.

Lexo më shumë  Kurti: Pjesëtarëve serbë kemi pasur të drejtë t’u themi mos shkoni, s’kemi të drejtë t’u themi kthehuni

Sipas Kryeziut, Asociacioni që karakter themeltar, ka etninë, bie ndesh me Kushtetutën.

“Qëndrimi jonë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Asociacioni që karakter themeltar kanë etninë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës sonë dhe vet karakterit e shtetit tonë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kenë nevojë për integrim, jo izolim”, tha ai.

Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar në media, Kryeziu ka thënë se përveçse është Draft, është edhe pa autor.

Lexo më shumë  Ministria thotë se rrënimet në Ujman u bënë në përputhje me ligjin, paralajmëron aksione në Badovc e Batllavë

“Ne jemi Qeveri e Republikës së Kosovës që kemi kushtetutshmëri dhe ligje të cilat i mbrojmë dhe respektojmë”, u shpreh zëdhënësi i Qeverisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *