Bota

SKANDAL: Grup çetnikësh dhe agjentë rusë në Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, NATO në shok

NATO ka identifikuar një grup çetnikësh dhe agjentësh rusë në Ministrinë e Mbrojtjes ne Republiken e Maqedonise se Veriut, të gjithë të emëruar dhe promovuar nga Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska. Kandidati për përfaqësues ushtarak i Maqedonisë në Aleancë, kolonel Zoran Sekulovski, është kapur në flagrancë, transmeton Gazeta Lajm, shkrimin e “MKDenes”.

Skandali me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes Drazho Nikoliq, lidhjet e tij me Serbinë dhe ideologun e “lëvizjes çetnike të Serbisë” të kriminelëve Drazha Mihajloviq dhe me kriminelin e luftes Ratko Mlladiq, jane pjesë e sektës së Zoran Vraniskovskit/iq, dhe kjo nuk paraqet një rast të izoluar.

Krahas këtij poltroni partiak të emëruar në postin më të lartë në Ministrinë e Mbrojtjes, për faktin se është djali i një oficeri serb, pjesë e përkrahësve të Ratko Mlladiqit, madje edhe dhjetëra shembuj të tjerë të përkrahësve të Shekerinskës, punojnë drejtpërdrejt kundër interesave të Maqedonisë së Veriut si dhe kundër “NATO-vizimit” të Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).

Skandali po përhapet edhe me një ushtarak, kolonel Sekulovski, i cili ka qenë bashkëpunëtor i drejtpërdrejtë me kriminelet serbë të Sllobodan Millosheviqit dhe ka punuar për Ratko Mlladiq në kuadër të ushtrisë serbe, dhe i cili ka refuzuar të jetë pjesë e Armates se Republikes se Maqedonise (ARM-së).

Sheqerinska ne perpjekjen e saj per ta fshehur identitetin e këtij çetniku, ajo e ka mashtruar edhe presidentin Stevo Pendarovski, të cilin nuk e ka njoftuar se nga gjithsej 12 kandidatë që janë intervistuar për postin më të lartë të ARM-së në NATO, i preferuari i Shekerinskës ka qene një kriminel nga kabineti i Millosheviqit dhe një bashkëpunëtor i kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiq.

Lexo më shumë  Mali i Zi i reagon akuzave të Vuçiqit se zhvillohet luftë hibride kundër Serbisë: Këto deklarata dëshmojnë mungesën e gatishmërisë për ta pranuar Malin e Zi si shtet sovran dhe të barabartë

Një gjë e këtillë ka shkaktuar shok dhe mosbesim në Zyrën e Sigurisë së NATO-s (NOS, siç quhet shkurtimisht). Detyra kryesore e NOS-it, është siguria e Aleancës, nga të gjitha aspektet, përfshirë kundërzbulimin. NOS është një qenë kërkimor, që heton kërcënimet e mundshme ndaj Aleancës, parandalon rrjedhjat e informacionit dhe parandalon ndërhyrje sigurie, në sistemin kompleks të menaxhimit dhe vendimmarrjes të NATO-s. Ky eshte një ekip prej 190 personash, nën juridiksionin e të cilit është edhe Republike e Maqedonise se Veriut (RMV), anëtarja më e re e NATO-s.

Pikerisht punetorët operativë të NOS-it kanë zbuluar se Shekerinska po përpiqet të mbjellë një vezë qyqare çetnike, në zemër të NATO-s në Bruksel, e cila do të informonte më tej shërbimet serbe dhe ruse, për punën dhe sekretet ushtarake të Aleancës.

NATO ngre pyetje që janë të rëndësishme edhe për publikun maqedonas:
Pse u pranua biografia e kolonelit Zoran Sekulovski pa u kontrolluar faktet dhe çfarë fshihet në të?
Pse Shekerinska e autorizon kolonelin Zoran Sekulovski të përzgjedhë punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes, për të zbatuar VETING-un për NATO-n?

Imagjinoni, një oficer i shërbimeve të armikut, është kapur në flagrancë, e të cilin Shekerinska e ka vendos në pozitën ku duhej verifikuar se cilët janë tradhtarët! Kjo do të thotë se i gjithë personeli i aprovuar nga Shekerinska dhe Sekulovski, në fakt janë bashkëpunëtorë të shërbimeve armike të Maqedonisë!

Lexo më shumë  Ursula von der Leyen mirëpret marrëveshjen SHBA–Iran

Pikërisht ky personel (kuadër) ka bërë politika, në stilin e KOS-it (Kontra Obaveshtajna Sluzhba – Shërbimi Sekret Ushtarak Serb), e jo në drejtim të procesit analitik profesional për vetingun e të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes, gjatë së cilit shumë punëtorë të papërshtatshëm për Shërbimin sekret serb, i janë nënshtruar diskriminimit, pastaj i është pamundësuar atyre aplikimi, janë degraduar në pozicionet e punës etj.
Dhe, imagjinoni, këtë deri tani e ka bërë spijuni i cili nga shërbimet e NATO-së, është kapur në flagrancë.

Ishte Shekerinska ajo që zgjodhi një çetnik serb si shef të misionit të Maqedonisë në NATO, të cilit ia mundësoi realizimin e një procesi politik për kufizimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në të gjitha subjektet shtetërore që kanë rëndësi për Sigurinë Kombëtare, që një kuadër i tillë të merret pikërisht me këtë çështje, gjë që paraqet shkelje të paparë.
Ose s’është shkelje, por pjesë e operacioneve të Shërbimit Intelegjent Rus dhe Serb, ku është e përfshirë edhe vetë ministrja Shekerinska./Burimi i informacionit: “mkdenes.mk”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *