Lajme

“Hajni e tradhti” Nishani: Ballkani i Hapur projekt i mbrapshtë, duan të rikthejnë hegjemoninë e Serbisë

Nga protesta anti-Open Ballkan nga bulevardi para kryeministrisë, ish-presidenti Bujar Nishani u shpreh se dita e sotme është një moment historik në demokracinë shqiptare.

Ai tha se Prej 8 vite vendi ka pasur një qeverisje të mbrapshtë nuk ka punuar për këtë vend, por vetëm për xhepin e saj.

Ai shtoi se Ballkani i Hapur është një projekt i mbrapshtë anti-evropian, duke u munduar që të sjellë në të hegjemoninë serbe.

Nishani: Sot është një moment historik në demokracinë shqiptare, sepse është një moment kritik dhe kthese. Sonte e keni mbushur me mijëra këtë shesh, por sonte i bashkohen edhe qindra mijëra patriotë shqiptarë kudo ndodhen në botë. Jeni të bashkuar për të luftuar tradhtinë dhe hajninë. Prej 8 vite një qeverise e mbrapshtë nuk ka punuar për këtë vend, por vetëm për xhepin e saj.

A mund të ndodhë që në një vend që një kompani të regjistrohet dhe të garojë e të fitojë tenderin, duke marrë paratë brenda një ditë. Kjo ka ndodhur në realitetin e skandaleve të kësaj qeverie. Ku e gjen kurajën hajnia? Nga mungesa e frikës ndaj ligjit. Ne na ka mësuar se hajnia shkon bashkë me tradhtinë. Ne nuk mund të pranojmë rikthimin e hegjemonisë në rajon, sepse kemi paguar shumë për stabilitetin e këtij rajoni.

Ballkani i Hapur është një projekt i mbrapshtë anti-evropianë. Do të fusë faktorët anti-evropianë në rajonin tonë. Dua të kthejnë fantazmat e Serbisë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Raporti i Avokatit të Popullit në Shqipëri: 1/3 e popullsisë jeton në kushte të vështira
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *