Lajme

S’ka treg, dhjetëra kuintal mollë dibre hidhen në kanale

Dhjetëra kuintal Mollë janë hedhur buzë rrugës nacionale Maqellarë-Peshkopi.

Ndonëse për fermerët ka qenë një sezon me prodhim të madh, mungesa e tregut të shitjes ka bërë që atyre tju mbeten stok mollët deri në kalbjen e tyre.

Sasia e derdhur e mollëve është e madhe, ndërsa të shqetësuar janë çobanët që kullotin bagëtinë e imtë në këtë zonë.

Lexo më shumë  Konjufca takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të KE-së, flasin për zgjedhjet dhe procesin e anëtarësimit

 Ata shprehen se kanë frikë se ju helmohet bagëtia, ndaj mundohen t’i shmangin këto zona.

“Po i hëngrën këto mollë helmohen” thotë një çoban.

Mungesa e tregut është një problematikë e madhe në zonën e Dibrës ndaj edhe shumë produkte kalben dhe prishen në magazine.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *