Lajme

‘S’ka shi, s’ka borë, as lumenj’: Një liqen i lashtë evropian si Prespa po tkurret, një katastrofë

Një nga liqenet më të vjetër të Evropës po tkurret – dhe po e vë botën e egër në rrezik zhdukjeje.

Niveli i ujit në liqenin e Prespës, një nga liqenet më të vjetër të Evropës, ka arritur pikën më të ulët në shekuj, shkruajnë sot Euronews dhe Reuters.

Varka e peshkatarit Vanço Vasilevski ngec shpesh kur lundron në liqenin që është vendbanimi i më shumë se 2,000 llojeve të peshqve, shpendëve, gjitarëve dhe bimëve.

“Dy – tre muajt e fundit uji ka rënë 36 centimetra, ndërsa ditët e fundit ndoshta edhe dy apo tre centimetra”, thotë Vasilevski, i cili i ka kaluar të 60-at.

“Do të bjerë më shumë. Nuk ka shi, nuk ka dimër, nuk ka borë, nuk ka lumenj. Vetëm një lumë derdhet në liqen… Kjo është një fatkeqësi, një fatkeqësi natyrore.”

Rënia ka vazhduar gjatë dekadave. Uji në Liqenin e Prespës që është 5-milionë vjeçar, tani është më shumë se 8 metra më i ulët se në fund të viteve 1970.

Në një raport të vitit 2022, NASA tha se imazhet satelitore treguan se liqeni kishte humbur 7 për qind të sipërfaqes së tij dhe gjysmën e vëllimit të tij midis viteve 1984 dhe 2020.

Lexo më shumë  Për një ditë, 29 serbë konvertuan patentë shoferët ilegalë në RKS

Pse po tkurret liqeni i Prespës?

Peshkatari Vane Vasilevski punon në varkën e tij në liqenin e Prespës në fshatin Stenjë, Maqedoni e Veriut, 7 shtator 2023.

Me një sipërfaqe prej rreth 260 kilometra katrorë, më shumë se dyfishi i madhësisë së Parisit, më shumë se dy të tretat e Liqenit të Prespës i përket Maqedonisë së Veriut dhe pjesa tjetër Greqisë dhe Shqipërisë.

Ambientalistët kanë thënë se mungesa e shiut, avullimi dhe përdorimi i tepërt i ujit për ujitje nga të tri shtetet janë arsyet kryesore për humbjen e ujit.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka paralajmëruar se disa lloje kafshësh të egra në liqen janë në rrezik zhdukjeje për shkak të shkatërrimit të habitatit të tyre nëpërmjet praktikave të dëmshme bujqësore, erozionit, mbetjeve të patrajtuara dhe ujërave të zeza.

Çdo rënie e nivelit të ujit mund të ndikojë në liqenin e Ohrit, një liqen shumë më i madh vetëm 10 km larg Prespës dhe që merr rreth një të tretën e ujit nga Prespa.

Lexo më shumë  “Projekti” i (pa)kuptueshëm i Federatës së Shqipërisë: Evropian me Serbinë

“Ne duhet të përshtatemi me atë që do të vijë më pas”

Një fotografi me dron tregon ish-vijën e ujit, mbi n1 km larg nga linja aktuale në Pretor në liqenin e Prespës, Maqedoni e Veriut, 6 shtator 2023.

Dragan Arsovski, një biolog nga OJQ-ja me bazë në Shkup, Shoqëria Gjeologjike Maqedonase, thotë se niveli i ujit të liqenit është rritur dhe ka rënë gjatë shekujve dhe natyra ka mbijetuar. Por sot njerëzit nuk po arrijnë të përshtaten dhe të ndërmarrin veprime.

“Ka disa gjëra kur bëhet fjalë për ndryshimin global të klimës, që ne thjesht nuk mund t’i ndryshojmë dhe duhet të përshtatemi me atë që do të vijë. Disa gjëra ndoshta mund t’i ndryshojmë, si zakonet tona të përditshme,” thotë ai.

Përdorimi i pesticideve nga fermerët e pemishteve ka çuar në rritjen e shpejtë të biomasës që rrezikon speciet endemike.

“Të gjitha pesticidet shkojnë në ujërat nëntokësore, në liqen, shkojnë kudo dhe janë shumë të rrezikshme për Prespën,” thotë Mende Pandevski, duke vjelë kumbullat afër liqenit.

Rruga Press

YouTube player