KryesoreLajme

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”, Osmani merr mesazhin nga ushtarët amerikanë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vizituar ushtarët amerikanë të cilët kanë shërbyer në Kosovë vitin e kaluar. Ajo po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej disa ditësh.

Osmani ka thënë se Kosova është e bekuar që e ka mbështetjen e SHBA-së. 

“’Ne ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Republikën e Kosovës’, është mesazhi që dëgjuam nga ushtarët amerikanë të Gardës Kombëtare të Teksasit, të cilët kanë shërbyer në Kosovë, pikërisht në kohën e sulmit të agresionit nga Serbia vitin e kaluar”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Lexo më shumë  Deputeti shqiptar në Serbi: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç

Presidentja ka theksuar se SHBA-ja po i qëndron në krah Kosovës tash e 25 vjet.

“Gra e burra nga ushtria amerikane për 25-vjet shërbyen me devotshmëri për lirinë dhe paqen, e edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë bashkë me ne në mbrojtje të shtetit dhe kufijve tanë. Prandaj dje i vizitova për t’ju shprehur falënderime në emër të popullit të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Lexo më shumë  QSUT kërkon lëmoshë për respiratorë, qeveria shpenzon miliona për spektakle

Rruga Press

YouTube player