Bota

Sjelljet e Rusisë ndaj Evropës “janë një kërcënim permanent”! – Rusia do të bëhet edhe më agresive në të ardhmen, parashikon ministrja e Jashtme e Finlandës

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, shqetësohet për planet e mëtejshme të Rusisë pas luftës në Ukrainë.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së u takuan të hënën në Bruksel, ndër të tjera ata diskutuan  për luftën e Rusisë dhe Vladimir Putinit në Ukrainë.

Në lidhje me takimin, Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen u pyet për fitoren e Putinit në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale në Rusi në fundjavë.

Qëndrimi i Rusisë ndaj Evropës do të bëhet më agresiv në vitet e ardhshme. Ne duhet të përgatitemi që Rusia të mos paraqesë një kërcënim afatgjatë dhe madje ekzistencial për të gjithë Evropën, thotë E. Valtonen për transmetuesin finlandez Yle.

Ajo mendon se lufta në Ukrainë nuk duhet të lejohet që të mbetet një konflikt i ngrirë, i cili mund të ndizet përsëri dhe në çdo kohë, pasi që dihet se rusët kanë bërë luftë kundër Ukrainës për dhjetë vjet me rradhë. E.Valtonen i referohet aneksimit të gadishullit të Krimesë nga Putin në vitin 2014, dhe pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë në shkurt 2022. Paralajmërimit të finlandezes  i bashkohen edhe shumë liderë të Europës. Njëri nga ata është edhe Ministri i Jashtëm Letonez, Krišjānis Kariņš, i cili thotë;

Lexo më shumë  Rusia vë veton ndaj rezolutës së OKB-së të mbështetur nga SHBA-ja që ndalon armët bërthamore në hapësirë

Rusia nuk do të ndalet (vetëm me Ukrainën). Rusia mund të ndalet, por nëse e ndalojmë Rusinë në Ukrainë, kjo nuk do të thotë se ka gjithëçka ka mbaruar me ata!

I të njëjtit memdim është edhe eksperti danez i Rusisë Jørgen Meedom Staun.

Edhe Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi së fundmi se Vladimir Putin ka plane që duhen ndalur. 

Lexo më shumë  Izraeli gati për sulm në Rafah, ushtria vendos tanke në kufi me Gazën

Ne duhet të materjalizojmë fjalët para veprave, përderisa nuk është bë vonë. Putin do të vazhdojë, duke vënë në rrezik Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë botën e lirë, tha Biden. Në nëntor, agjencia e lajmeve NTB lajmëroj se, rojet kufitare finlandeze ishin në telashe nga një mori njerëzish që udhëtonin nga Rusia pa dokumente të udhëtimit dhe më pas aplikonin për azil në Finlandë. E. Valtonen më pas pretendon se Rusia jo vetëm që i lejon emigrantët të udhëtojnë nëpër Rusi, “por edhe mobilizon këtë armatë njerëzish”

Ne kemi përjetuar po ashtu edhe sulme hibride nga Rusia në kufirin tonë, tha ministri i jashtëm finlandez, sipas agjencisë së lajmeve!

YouTube player