KryesoreLajme

Kryeziu: Vuçiqi peng i së kaluarës dhe i dëshpëruar

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se nuk është herë e parë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kërcënon Kosovën.

“Kjo nuk është hera e parë që presidenti i Serbisë bën deklarata të ngjashme përmes së cilës shfaq synimin e tij për invazion në Kosovë. Në një rast të mëparshëm ka pasur si referencë konfliktin në Nagorno Karabakh ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit duke marrë si shembull veprimet e këtij të fundit”, tha ai.

Sipas tij, kësaj radhe, ky kërcënim erdhi mu në përvjetorin e dakordimit në Ohër mbi Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazike.

Lexo më shumë  Në Beograd rikthehen zyrtarisht Sllobodan Milosheviç dhe Vojisllav Shejshel!

“Si për të vërtetuar që Serbia fare nuk e ka mendjen te zbatimi i saj. Serbia vazhdimisht shprehet publikisht që nuk e njeh integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës. Veçanërisht u potencua ky mesazh i rrezikshëm me 26 tetor, pas takimit me krerë shtetesh dhe liderë të BE-së në Bruksel, aty ku dhe përsëri u refuzua nga ana e Vuçiq nënshkrimi i marrëveshjes”, deklaroi ai.

Duke shtuar se edhe pse kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe retorika luftënxitëse nga krerët e shtetit serb kanë një histori të gjatë që përsëritet vazhdimisht, ato nuk duhet të kthehen në deklarata normale të rendit të ditës.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

“Ato nuk mund të shpërfillen e as të injorohen, apo të cilësohen thjesht si deklarata për konsum të brendshëm. Ato duhet të përcillen me vigjilencë të lartë dhe të dënohen ashpër edhe nga komuniteti ndërkombëtar, si nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, BE-ja, Mbretëria e Bashkuar e me radhë. Si një peng i së kaluar që është e i dëshpëruar që nuk mund ta kthejë kohë mbrapa, Vuçiq shpreson rrezikshëm që metodat e së kaluarës një ditë mund të jenë zgjidhja në të ardhmen”, tha ai.

YouTube player