Situatë e qetë në Jarinjë, motoçiklistët nga Serbia nuk lejohen të hyjnë në Kosovë
Motoçiklistët nga Serbia nuk janë lejuar të hyjnë në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare në Jarinjë gjatë orëve të mbrëmjes të së premtes. Megjithatë, situata është e qetë, raporton gazetarja Valbona Bytyqi.
Rreth 50 motoçiklistë që janë nisur nga Serbia ia mësynë territorit të Kosovës gjatë së premtes. Por Policia e Kosovës nuk ka lejuar hyrjen e tyre. Pas refuzimit për të hyrë në Kosovë, vetëm 10 deri në 15 motoçiklistë kanë mbetur në pritje pranë pikës kufitare në Jarinjë.
Lexo më shumë Ish-kryetari i Partisë Demokratike angazhon Stryk Global për të magjepsur Uashingtonin
Motoçiklistët janë njoftuar me vendimin që nuk do t’u lejohet hyrja. Nuk ka pasur reagim nga ana e tyre.
Situatë vijon të jetë e qetë.
Janë larguar edhe policët shtesë, autoblindat e forcat e EULEX-it. /koha.net/
Rruga Press