Bota

Sipas kundërzbulimit ukrainas – pjesëtarët e Shërbimit Sekret dhe zyrtarët e lartë ushtarakë rusë po ikin nga Krimea

Në rajonin e Krimesë dhe në jug të Ukrainës që janë nën kontrollin e rusëve – pjesëtarët e Shërbimit Sekret rus si dhe zyrtarët e lartë ushtarakë të Kremlinit, kanë filluar të evakuojnë “me urgjencë familjarët e tyre” – duke i dërguar brenda territorit të Rusisë.

Këto pretendime i ka bërë kundërzbulimi i ushtrisë ukrainase, që ka theksuar se zyrtarët e inteligjencës ruse dhe ata ushtarakë po largohen nga Ukraina, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së “po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Një prej arsyeve të kësaj ikje, është kundërofensiva e ushtrisë ukrainase për të cilën po flet shpesh Volodymyr Zelensky.

Madje sipas kundërzbulimit ukrainas, zyrtarët rusë kanë tentuar t’i shesin shtëpitë e tyre dhe “urgjentisht” të evakuojnë familjet nga Krimea dhe pjesa jugore e Ukrainës.

E kundërofensiva e Kievit tashmë është bërë temë diskutimi në mesin e rusëve, të cilët në masë të madhe po largohen nga Ukraina.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ndërkaq shumë ushtarë rusë janë dorëzuar, ku Zelensky ka bërë të ditur se kanë zënë aq shumë rob lufte, sa që nuk po kanë hapësirë të mjaftueshme për t’i “akomoduar”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *