Lajme

Sot pesë shkolla në Gjakovë nisin mësimin

Pesë shkolla në komunën e Gjakovës nisin të enjten procesin mësimor. Kështu ka njoftuar Drejtoria e Arsimit në këtë komunë.

Drejtoria e Arsimit, sipas njoftimit në Facebook, është informuar zyrtarisht nga drejtorët e shkollave që mësimi fillon në këto shkolla:

1. Shkolla fillore “Mustafa Bakija”

2. SHFMU “Fehmi Agani”

3. SHFMU ” Emin Duraku”

4. SHMU ” Yll Morina” pjesërisht

5. SHFMU “Fan S.Noli”, fshati Dujakë.

Shumica e shkollave në Kosovë janë në grevë që nga 25 gushti. Sindikata e Bashkuar për Arsim po kërkon 100 euro për mësimdhënësit deri në miratimin e ligjit për paga.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *