Lajme

Qeveria e Kosovës: Janë parandaluar tentativat për sulme kibernetike

Qeveria e Kosovës ka njoftuar të martën, se gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulme kibernetik të llojit DDoS që kanë shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime.

Përmes një postimi në Facebook të Qeverisë, thuhet se gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që ndikimi i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël.

Lexo më shumë  20 milionë euro tendera me shkelje në Bashkinë e Durrësit

“Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit. Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, gjatë këtyre sulmeve kibernetike në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë  U arrestua gjatë protestave studentore kundër Ramës, lirohet nga masa e arrestit në shtëpi Klevin Metaj! Apeli i ndryshon masën e sigurisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *