Lajme

Sinani pas ndalesës që iu bë mbrëmë në kufi: Kjo është Serbia për pakicat kombëtare

Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, mbrëmë sërish është ndaluar pa arsye në kufi nga policia kufitare e Serbisë.

“Zëri” ka raportuar mbrëmë se derisa po kthehej nga Kosova ajo është ndaluar në pikën kufitare në Muçibabë.

Për këto sot foli vetë Sinani, e cila është ndaluar dje dy herë nga policia kufitare serbe në hyrje-dalje të Kosovës.

Lexo më shumë  Konjufca takon homologun malazez, flasin për rritje të bashkëpunimit

Ajo ka thënë se kjo tregon se çfarë është Serbia për pakicat kombëtare, transmeton Zeri.info.

Reagimi i plotë:

Mbrëmë rreth orës 21:00 në vendkalimin e njëjtë kufitar me Republikën e Kosovës, Muçibabë, përsëri u ndalova nga policia kufitare serbe. Për herë të dytë brenda të njëjtës ditë. Jo vetëm duke e lëshuar Serbinë, por edhe duke hyrë. Këtë herë periudha kohore ishte më e shkurtër se në orët e mëngjesit të djeshëm. Edhe kësaj radhe pa asnjë sqarim e arsyetim! Thjesht ndalesë!

Lexo më shumë  Kurti nga Barcelona: Koha për unitet të së Majtës përballë sfidave globale

Kjo është Serbia me të cilën si shqiptarë të Luginës së Preshevës ballafaqohemi çdo ditë. Kjo është Serbia për pakicat kombëtare.

Rruga Press

YouTube player