Sport

Sikur të mos mjaftonte, tani Barcelona edhe me një mungesë të madhe kundër Bayernit

Ekipi i Barcelonës nesër zhvillon njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Në kuadër të Ligës së Kampionëve, Barcelona takohet me Bayernin në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve.

Në rast të fitores së Barcelonës dhe humbjes së Benficës nga Dinamo Kyev, ekipi katalunas kualifikohet për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Por Barcelona nesër nuk mund të llogaris në lojtarin e tyre, Ansu Fati.

Talenti i Barcelonës, Ansu Fati do të jetë mungesa e madhe në “Allianz Arena’’.

Kjo është bërë e ditur pasi Xavi ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen e nesërme.

Përveç Fatit, mungesa të tjera të rëndësishme për Barcelonën do të jenë ato të Pedrit, Agueros dhe Braithwaite.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *