Sport

Hasenhuttl: Broja në formë fantastike, shpresoj të vazhdojë kështu

Armando Broja po përjeton një nga momentet më të mira në karrierën e tij futbollistike, teksa është kthyer në një lojtar vendimtar te skuadra e Southampton.

Me paraqitjet e tij sulmuesi shqiptar ka bërë për vete drejtuesit e skuadrës por edhe tifozët e shumtë anglezë të cilët janë “dashuruar” tashmë me talentin kuq e zi.

Që 20-vjeçari po kalon një formë të mirë në Premier League këtë sezon, kjo nuk ka pikë dyshimi, teksa Broja ka zhvilluar 11 ndeshje me Southampton në kampionatin anglez, 3 prej të cilave i ka nisur titullarë dhe pikërisht në sfidat e nisura nga minuta e parë ka arritur të shënojë edhe 3 gola, duke ndihmuar skuadrën të marrë 5 pikë, falë aftësive të tij. 2 gola sulmuesi kuq e zi i ka shënuar edhe në Kupën e Anglisë, në total 5 realizime.

Lexo më shumë  Atalanta dhe Bayer Leverkusen përballen sot në finalen e Ligës së Evropës: Bergamaskët për trofeun e parë, kampioni gjerman për ta ndjekur ‘tripletën’

Për paraqitjen e Brojës është i kënaqur edhe trajneri i Southampton, Ralph Hasenhuttl, që ka folur për ecurinë e shqiptarit këtë vit, teksa pret që 20-vjeçari të shënoj edhe më shumë gola.

“Mendoj se Broja po kalon nëpër një formë fantastike dhe në tri ndeshjet që ishte titullar, ai ka shënuar tre gola. Mendoj se është një përqindje e mirë dhe shpresoj që ai të vazhdojë me këtë ritëm dhe të shënoj edhe më shumë gola”, ka thënë austriaku Hasenhuttl.

Lexo më shumë  Gjimshiti dhe Xhaka pjesë e formacionit më të mirë të sezonit në Ligën e Evropës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *