Argument

Siç edhe pritej, qeveria e Orbanit do paguajë naftën e Putinit me Rubla. Evropa përballë sfidës së vërtetë

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó tha se vendi i tij do të përdorë skemën e vendosur nga Moska për pagesat e naftës dhe gazit.

“85% e gazit dhe 65% e naftës vjen nga Rusia. Pse? Sepse është e përcaktuar nga infrastruktura. Nuk është diçka argëtuese, ne nuk e kemi zgjedhur këtë situatë”, tha ministri për CNN.

Szijjártó tha se nuk ka burime apo rrugë alternative që i mundëson HUngarisë të ndalojë importimin e energjisë ruse në vitet e ardhshme.

Kjo ishte e pritshme duke marrë parasysh se qeveria hungareze me në krye Victor Orbanin konsiderohet si ndoshta qeveria më pro-Putin brenda Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, Rusia ka ndaluar importin e naftës për dy vende të BE-së, Poloninë dhe Bullgarinë. Qeveritë e këtyre vendeve janë treguar shumë të ashpra kundër pushtimit rus në Ukrainë dhe nuk kanë pranuar të përdorin Rublën si valutë të blerjes së naftës.

Lexo më shumë  Goci: Vendosmeria e qeverisë së Kosovës e bëri të qartë që paqja vjen kur secili ruan atë që i takon dhe jo kur lyp mëshirë tek më të pushtetshmit

Sipas skemës ruse të pagesave, importuesit e energjisë duhet të hapin dy llogari bankare në Gazprombank, një llogari në valutë të huaj dhe një llogari në Rubla. Të ardhurat nga shitjet paguhen në valutë të huaj, Dollarë ose Euro, të cilat më pas konvertohen nga Gazprombank në llogarinë Rubla.

Ekspertët thonë se sistemi rus i pagesave i lejon Moskës akses në të ardhurat e energjisë, pavarësisht nga sanksionet e vendosura për monedhat e huaja.

Lexo më shumë  Tomorri: Fushata e egër mediatike kundër Kurtit në Shqipëri ra. Kosova vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë thirrje që vendet jomiqësore me Rusinë duhet të paguajnë gazin në monedhën vendase, Rubla.

Ndoshta ditët në vijim do të shohim se si disa vende pro-Putin mezi po presin të jenë “të detyruar” t’i përgjigjen pozitivisht kërkesave të Kremlinit. Por, qëndrimin në lidhje me këtë zhvillim do ta përcaktojë më së shumti ajo sesi do pozicionohen dhe do veprojnë vendet kyçe të BE-së, nëse do shkojmë deri tek ndalimi i importit të naftës ruse në Evropë apo te nënshtrimi ndaj Putinit dhe mënyrave të tij për të anashkaluar sanksionet kundër Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *