Opinion/Aktualitet

Si përfituan serbët e Bosnjës me bojkot dhe me kërcënime ndaj BE-së gjatë mandatit të Lajcakut më 2007-tën

Nga Agim Morina

(nënvizimet me germa të mëdha janë të miat)

“Megjithëse argumenti i Holbrookeit dhe Ashdownit qëndron, fokusi i tyre nuk është mjaft i gjerë për me i shpjegu plotësisht përcaktimet strategjike të Dodikut dhe të Silajdzicit. Për me i kuptu këto përcaktime, duhet të shqyrtohen aspektet emocionale që ishin në lojë.

Ndryshimi i çështjeve që ishin në lojë kap gjerë për me i shpjegu veprimet serbe. NË RAUNDET E MËPARSHME, ÇËSHTJET PËRFSHININ TARGAT DHE KONTROLLIN KUFITAR. Në vitin 2005, BE-ja ngriti çështjen e reformës policore. Për të përmbushë standardet e nevojshme të BE-së për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Bosnja do të duhej të plotësonte tri kritere: (1) shteti, dhe jo entiteti, do të kontrollonte buxhetin dhe ligjet për çështjet e policisë; (2) puna e policisë do të duhet të ishte e lirë nga politika në punësim, etj.; (3) stacionet (komisariatet) policore do të kompozoheshin në baza teknike. NË FAKT, PERËNDIMI KËRKONTE SHFUQIZIMIN E FORCAVE POLICORE ETNIKE DHE KRIJIMIN E ZONAVE MË TË MËDHA, MË TË CENTRALIZUARA POLICORE QË DO TË KALONIN PËRTEJ KUFIJVE ETNIKË. PËR SHUMË SERBË, LUFTA ISHTE BË PËR ME PENGU QË MYSLIMANËT TË ISHIN NË POZITA QË TË KISHIN AUTORITET MBI SERBËT. Edhe pse reformat e mëparshme nuk e vendosën këtë mundësi në plan të parë, reforma policore sigurisht e bënë të mundur këtë. POLICIA E REPUBLIKËS SERBE ISHTE THEMELI I AUTONOMISË SË SERBËVE TË BOSNJËS. SERBËT DO TË BËNIN PUNËN E POLICISË PËR SERBËT E TJERË. Reforma e propozuar e policisë, veçanërisht në planet e saj për rishpërndarjen e stacioneve policore, do të lejonte policinë boshnjake të vepronte në territorin e Republikës Serbe. Kur çështja u ngrit për herë të parë në 2005, Parlamenti i Republikës Serbe votoi kundër projektligjit 56–10, duke lëshu një deklaratë se “ÇDO MODEL I ORGANIZIMIT (TË RI) TË POLICISË NË BOSNJE, RRETHET POLICORE TË SË CILËS DO TË KALONIN VIJËN KUFITARE NDËRETNIKE ËSHTË I PAPRANUESHËM.“ Në këtë pikë, dhe veçanërisht për këtë çështje, politikanët serbë mund të mbështeteshin në pakënaqësinë si një krah i fuqishëm.

Lexo më shumë  Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

PERËNDIMI BESONTE SE ISHTE VETËM ÇËSHTJE KOHE, E SHOQËRUAR ME NDËSHKIMET E DUHURA, PARA SE SERBËT TË TËRHIQESHIN. Deklarata e ambasadorit britanik në Bosnje ishte tipike:

“Pra, reforma në polici do të ndodhë. Çështja është a ndodh shpejt dhe a çon në rezultate. Apo ngadalë. Sa më ngadalë që të shkojë, aq më shumë masa negative do të ketë kundër atyre që nuk i përmbushin detyrimet e tyre për me zbatu Dejtonin dhe për me bë përparim në rrugën drejt Evropës.”

Në vitin 2007, Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçaku besonte se ai mund të kundërshtonte rezistencën serbe nëpërmjet përdorimit të Kompetencave të Bonit dhe kërcënimeve për tërheqjen e karotës së BE-së. Në tetor, Lajçaku shkoi në ofensivë. Ai njoftoi se “është bërë mjaft e sigurtë se politikanët e BeH kanë zgjedhë izolimin në vend të integrimit dhe se kanë refuzu (perspektivën) europiane të vendit. Ky është një fakt shkatërrues për këtë shtet.” Lajçaku më pas nisi një fushatë “shoku dhe frike” me një sërë dekretesh që synonin të ulnin peshën e Përfaqësuesit të Lartë mbi kundërshtarët e reformës. Dekreti i parë synonte të eliminonte mundësinë e largimit nga loja nëpërmjet mungesës strategjike në Këshillin e Ministrave. Ose anëtarët e Këshillit do të ndryshonin rregullat e tyre ose do të përballeshin me imponimin e Kompetencave të Bonit. MILORAD DODIKU, NË ATË KOHË NËN KONTROLLIN NË REPUBLIKËS SERBE, NUK U TËRHOQ DHE KËRCËNOI ME BOJKOT. NDËRSA KRIZA VAZHDONTE, DODIKU BËRI KËRCËNIME TË HAPURA DUKE BËRË THIRRJE PËR NJË REFERENDUM MBI SHKËPUTJEN E REPUBLIKËS SERBE. Edhe pse Lajçaku nuk u tërhoq, eprorët e tij e bënë këtë. Javier Solana, kreu i Përbashkët i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, vendosi të qetësojë situatën. Anëtarët e koalicionit qeverisës të Bosnjës nënshkruan një deklaratë që bëri disa reforma relativisht të vogla duke lënë forcat policore të entitetit në thelb të paprekura. NË NJË MASË PËR TË SHPËTU FYTYRËN, BE-JA SHPALLI REFORMAT TË MJAFTUESHME PËR NËNSHKRIMIN E MARRËVESHJES SË STABILIZIM-ASOCIIMIT. BE-JA DËSHTOI TË PËRMBUSHË KËRCËNIMIN E TËRHEQJES SË KAROTËS SË BE-SË.

Lexo më shumë  Bushati: Pranvera e ankthit të Veliajt

PALA SERBE LUAJTI ME LOJËN E LARGIMEVE NGA INSTITUCIONET DHE IA DOLI ME KËTË BOJKOT. PAVARËSISHT KËRCËNIMEVE TË PËRFAQËSUESIT TË LARTË, SERBËT RUAJTËN KONTROLLIN MBI INSTITUCIONIN KRYESOR TË AUTONOMISË SË REPUBLIKËS SERBE DHE NUK E HUMBËN KAROTËN E BE-SË. Dodiku mundi të luante një lojë kaq të guximshme dhe të fitonte, do të thosha unë, sepse ai mund të mbështetej në pakënaqësinë serbe për me blloku këtë reformë të veçantë. Ai do të kishte pak presion për t’u dorëzuar nga liderët e tjerë politikë serbë ose nga popullata në përgjithësi dhe baza e tij elektorale. Ai nuk do të mund të mbështetej kaq shumë në këtë anë për me i kundërshtu edhe reformat e tjera. Problemi për Perëndimin ishte se Loja Themelore kishte arritë në një fazë ku do të dilnin problemet më të ndjeshme. Sistemi perëndimor i shkopinjve dhe karotave, madje edhe me karotën e BE-së si pjesë e tyre, do të duhej të gjente një mënyrë për me shmangë ndikimin e fuqishëm emocional të pakënaqësisë nëse loja do të çonte deri në një shtet të centralizuar të gatshëm për BE-në.”

ROGER D. PETERSEN – Western Intervention in the Balkans the Strategic Use of Emotion in Conflict-Cambridge University Press (2011)

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *