Argument

Si mundet opozita, e sidomos PDK-ja, me ndërhy në mënyrë kaq brutale në Ditët e Mërgatës në Kuvendin e Kosovës?

Nga Frashër Oseku

Si bre mundet opozita, e sidomos PDK-ja, me ndërhy në mënyrë kaq brutale në Ditët e Mërgatës në Kuvend?!?

Ani, kush dhe çka bërtet? Blerta Deliu!

Kjo që voton kundër grave të dhunuara nga okupatori, sot del e flet për “të ligun”?!? Kjo tash na u bë zëri i moralit?!

Kush, Blerta Deliu, që i quante djemtë tanë të UÇK-së, trimat e Kumanovës, terroristë — ndërkohë që as ndërkombëtarët nuk i kanë quajtur të tillë?!

Lexo më shumë  Bekimi bekon Kosovën; Një lajm që duhet ta gëzojë Kosovën

E kjo Blerta sot bërtet, derdh lot krokodili e na flet për trimat tanë në Hagë, për të cilët vetë ka votuar PRO?!

Po çfarë hipokrizie është kjo?!

Kjo Blerta Deliu që ishte pro me ua falë krimet e luftës dhe pas 21 vjetësh thoshte se “nuk kemi si me i ndjekur”…

E sot na del para popullit si mbrojtësja më e madhe e luftës, e UÇK-së dhe e drejtësisë?!

Pak ma pak teatër, ju lutem!

Populli nuk ka harruar.

Mërgata nuk ka harruar.

Familjet e dëshmorëve nuk kanë harruar.

Lexo më shumë  Bekimi bekon Kosovën; Një lajm që duhet ta gëzojë Kosovën

As ata që kanë luftuar nuk kanë harruar.

Nuk mundesh sot me derdhë lot për heronjtë, ndërsa dje me votë e me qëndrime ke bërë krejt të kundërtën.

UÇK-ja nuk është pronë e PDK-së.

Lufta nuk është skenë për spektakël politik.

E lotët e krokodilit nuk e ndryshojnë historinë.

Para se të bërtisni në Kuvend, kujtoni çka keni votuar dje!

Rruga Press

YouTube player