Lajme

Si milionat e grabitura në Rinas/ Gjendet i groposur thesari i “Ndrangheta-s” në Itali

Rreth një milion euro që i përkasin rrjetit të mafias “Ndrangheta” janë gjetur të fshehura në një vazo metalike dhe të groposura nën tokë.

Mësohet se paratë janë gjetur në kopshtin e disa prej shtëpive të bosëve të mëdhenj të këtij rrjeti mafioz.

Ka qenë policia që pas një hetimi të gjatë, gjeti sot në mëngjes pasurinë prej një milion eurosh.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova

Në krye të grupit, sipas hetuesve, është bosi 43-vjeçar Vittorio Raso, i arrestuar 22 qershorin e kaluar pranë Barcelonës pas një periudhe mosveprimi. Gjatë hetimeve, punonjësit e policisë kanë konfiskuar rreth 800 kilogramë drogë të llojeve të ndryshme, dy pistoleta, tre pushkë, 12 kilogramë eksploziv, qindra municione dhe një milion euro në prerje të ndryshme.

Një pjesë e këtij thesari u gjet falë përdorimit të detektorëve metalikë me të cilët shoshitnin tokën përreth shtëpive të kontrolluara. Kështu ata mundën të zbulonin kazanët me para.

Lexo më shumë  Kryeministri në ardhje i Serbisë: Do të mbajmë miqësinë me Kinën e Rusinë, nuk vendosim sanksione për luftën ruse në Ukrainë

Kujtojmë se e njëjta skemë u përdor edhe në grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit. Një pjesë e parave u gjetën të groposura në banesat e personave të akuzuar, ndërsa një pjesë vijon të jetë e zhdukur.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *