Lajme

Si merret një leje drejtimi për mjetet lundruese ujore?

Ngjarja tragjike e vdekjes se vogëlushes 7 vjecare në plazhin e Potamit në Himarë, 2 ditë më pare, ka ngritur polemika të mëdha në lidhje me lejet e drejtimit të mjeteve ujore.

Bazuar në informacionet e marra nga Drejtoria e Përgjithshme Detare janë mbi 8000 mjete lundruese të licenusara nga autoritetet të administruara në harkun kohor të 14 viteve. Aktualisht janë 7700 leje drejtimi aktive për drejtuesit e licensuar në rang kombëtar.

Por cilët janë kriteret për tu pajisur me leje drejtimi:

Lexo më shumë  Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

1.Individi duhet të jetë mbi 18 vjec

2.Pa precedent penal dhe i pa dënuar më parë

3.Të kryejë kurs teorik dhe praktik në administratën detare

Në vitin 2021 u përditësua udhëzimi i ri për mjetet ujore të vogla dhe të mesme, duke u përafruar me atë të BE.

Ndërsa koha e trajnimit teorik është :

Katedoria A  5 ditë

Kategoria B   7 ditë

Kategoritë e tjera: 2 jave-1 muaj

Drejtoria e përgjithshme detare regjistron mjetet dhe  bën zhdoganimin, ndërsa kolaudimi i tyre kryhet cdo vit.

Lexo më shumë  Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Në rast se një individ me leje drejtimi ndiqet penalisht, atomatikisht humb edhe lejen e drejtimit të mjetit lundrues.

Në vitin 2015 u bënë rishikime të lejeve të dretimit, pasi janë marrë nën moshë apo ata që nuk i plotesionin kushtet.

Cdo javë në rreth 50 teste në teori, gjysma prej tyre janë ngelës, indormon administrata e Drejtrisë së Përgjithshme Detare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *