Art & Kulturë

Nis nesër edicioni 21 i DokuFest në Prizren

Më 5 deri 13 gusht në Prizren të Kosovës mbahet edicioni i 21-të i festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtë dhe dokumentar, DokuFest.

DokuFest është festivali më i madh i filmit në Kosovë. Çdo vit festivali mbush kinematë rreth qendrës historike të Prizrenit me një përzgjedhje prej më shumë se 200 filmash nga e gjithë bota.

Themeluar në vitin 2002, me qëllim të rigjallërimit të kinemasë dhe jetës kulturore në Prizren, DokuFest u rrit dhe u zgjerua në festivalin më të rëndësishëm të filmit dokumentar dhe të shkurtër në Evropën Juglindore dhe nga viti 2019 është festival kualifikues BAFTA për filma të shkurtër.

Lexo më shumë  Dua Lipa në ballinën e “Elle USA”, flet për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve

Ekspozita, filma, debate, master klasa dhe performanca muzikore live janë të gjitha pjesë e 9 ditëve të festivalit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *