Art & Kulturë

Si arritën shqiptarët të zotërojnë kishën në Duomon e Aquilës në Itali

Emigrimet e vazhdueshme të shqiptarëve nga trojet shqiptare drejt Italisë, të nisura që nga mesi i viteve 1400 për ti shpëtuar pushtimit Turk, sot i dëshmojnë konkretisht dhjetra e dhjetra komunitete të vogla shqiptare të shpërndara në të gjithë jugun e Italisë.

Villa Badessa, në provincën e Chietit, është një nga këto koloni italo-shqiptare dhe është i vetmi komunitet arbëresh që ekziston në Abruzzo. Të tjerat ndodhen në Molise, në Puglia, në Basilicata, në Calabria dhe në Siçili.

Në ato kohë të largëta emigrantët shqiptarë u shpërndanë në të gjithë gadishullin, duke filluar që nga republika Venete. Por në qendrat e zhvilluara, më shumë se sa në zonat rurale, integrimi në shoqërinë vendase ndodhi aq shpejt, sa brenda dy-tre brezash, shqiptarët u asimiluan dhe vështirë se mund të gjeje gjurmë të tyre. Një rol të rëndësishëm në këtë proces integrimi luajti dhe fakti që arbëreshet i përkisnin besimit katolik, ndonëse praktikonin ritin greko bizantin.

Në çdo rast, vetëm në disa dokumente publike ose noteriale mund të zbulohet ekzistenca e rrënjëve shqiptare jashtë komuniteteve të vogla dhe të izoluara arbëreshe që ende ekzistojnë.

“Faltorja e kombit shqiptar” në Duomon e L’Aquilës

Në Aquila, për shembull, në shekullin e XVI ekzistonte një koloni që quhej “massari” (sipërmarrës të vegjël në agrikulturë) emigrantë shqiptarë. Kjo del nga një dokument noterial, ku komunitetit i tyre rezulton të jetë zotërues i një faltoreje në Duomon e San Massimos.

Në një dokument të 2 tetorit 1541, të noterit Ippolito Balneo shkruhet se dikush me emrin Martino Zita, shqiptar, la amanet që të varrosej në San Massimo në “kishëzën (faltoren) e kombit shqiptar”

Për këtë shërbim funerali, fermerët arbëresh, bashkëkombës të tij u zotuan ti paguanin administratorëve të Duomos 5 dukatë në vit, për një periudhë 10 vjeçare. Një shumë e konsiderueshme kjo për atë kohë.

Brendia e Duomos në 2007

“Gjatë periudhës para tërmetit të vitit 2009, kërkova personalisht gjurmë të kësaj “kishëze (faltoreje) të kombit shqiptar” brenda Duomos, por nuk arrita të gjeja asgjë”, shkruan gazetari Giorgio Mendicini. “Por mund të marr me mend se ajo është shpërbërë nga shkaqe natyrore. Ndoshta mund të jetë prishur edhe gjatë tërmetit shkatërrues të vitit 1703” shkruan ai.

Një tjetër dëshmi e saktë për këtë argument gjendet në një tjetër akt noterial të Francesco da Fossa, i 9 gushtit 1564. Ku një farë Martino, “gjermani” artilier në fortesën e L’Aquilas cakton trashëgimtare bashkëshorten Beatrice, vajzë e Sante di Lazzaro, Albanese.

Duke pasur përballë të tilla fakte, natyrshëm lind pyetja sa akuilanë, por edhe sa italianë, kanë prejardhje nga refugjatë apo emigrantë shqiptarë, gjermanë apo spanjollë por që ndoshta nuk e dinë? 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *