Bota

“Shumë zhurmë për asgjë” në Itali, Mattarella drejt mandatit të dytë si president

Pesë ditët e fundit të politikës italiane duken skenari ideal i një vepre shekspiriane si “Shumë zhurmë për asgjë”.

Më të gjitha gjasat, të mërkurën në orët e pasdites, do të jetë sërish 80-vjeçari Sergio Mattarella që do të mbajë për shtatë vite të tjera postin më të lartë, të paktën juridikisht,  të institucioneve italiane, atë të presidentit. Kur të lejë rezidencën e bukur presidenciale në kodrën Quirinale. Mattarella do të jetë 87 vjeç.  

Partitë italiane, që fillimisht dukeshin të ndara mbi kandidatët për president, gjetën sot në mëngjesin e vonë  një marrëveshje surprizë mbi emrin e presidentit, faktikisht i dashur nga opinioni publik përtej partive.

Lexo më shumë  Lindberg: Rusia bllokoi GPS-ët, përdor Bjellorusinë e Wagnerin në luftën hibride

Por më shumë se një bindje mbi Mattarellën, vendimi i sotëm ishte rezultati i ekuilibrave tejet të brishta të politikës italian, ku nuk ka një parti që dominon skenën, por një shumëllojshmëri forcash, nga Partia Demokratike e majtë tek 5 Yjet populistë dhe deri tek partitë e djathta si Lega dhe Fratelli d’Italia, pjesa më  e madhe e të cilëve për më shumë ndodhen bashkë në një ekzekutiv të zhurmshëm ku kryeministri Mario Dragji duket i vetmi që ka një linjë të qartë qeverisjeje.

Vendimi i sotëm tregon edhe frikën e vendit, të goditur rëndë nga kriza ekonomike edhe për shkak të  masave kundër pandemisë, për të shkuar në drejtime të panjohura. Kandidatura e Mario Draghit në presidencë, që fillimisht dukej më e forta, u shua pikërisht sepse me ikjen e atij autoriteti ndërkombëtar që në të kaluarën ka qenë drejtor i Goldaman Sachs, guvernatori i Bankës së Italisë dhe kreu i Bankës Qendrore Europiane, ekuilibrat mund të prisheshin përfundimisht, me hipotezën e zgjedhjeve të parakohshme që pjesa më e madhe e parlamentit nuk dëshiron, edhe për arsyeje thjesht egoiste , nga momenti që pensioni i majmë i deputetëve dhe senatorëve sigurohet vetëm me fundin e legjislaturës, në shtator.

Lexo më shumë  Gjykata Ndërkombëtare Penale po shqyrton lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Rruga Press

YouTube player