KryesoreOpinion/Aktualitet

Shumë mirë që ka solidarizim rreth çështjes Palestinë-Izrael, por edhe më shumë solidarizim do duhej për ngjarjet në verit të Kosovës

Shkruan Megi Mustafaraj

Shumë mirë që ka solidarizim rreth çështjes Palestinë-Izrael, ku po ndodhin masakra të tmerrshme brutale. Mirëpo jo thjesht i njëjti solidarizim, por edhe më shumë solidarizim do duhej për ngjarjet në veri të Kosovës.

Askush nuk u tha disa OJQ-ve/individëve se një ngjarje është e vlefshme vetëm nëse zhvillohet jashtë nocionit që mban emrin shqiptar. Solidarizimi është çështje ndjenje drejtësie e përhershme, jo vetëm ndjekje e një trendi momental. Për këtë lloj falciteti të gabuar dhe të dëmshëm na mjafton Rama, i cili pozicionohet vetëm nëse më parë është pozicionuar “i forti”. Secili që e prekin ngjarjet e fundit, por nuk ka thënë gjë për ngjarjet në Kosovë, duhet ta mendojë seriozisht se mos në bazë të kësaj mund të ketë racizëm të pavetëdijshëm. Më e keqja, racizëm ndaj vetvetes.

Lexo më shumë  Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Me pak përvojë aty-këtu konstatohet lehtë se këto lloj profilesh kanë fuqi të dobët në perceptimin e gjeopolitikës, stategjisë, historisë e më tej.

Sot kur gjërat po reduktohen te një “yeah-yeah”, është më e lehtë të thuash “të drejtat e njeriut” sesa “të drejtat e kombeve”. Më pas thuhet se njeriu dhe të drejtat e tij janë universale, por nuk bëhet zë kur ashtu pa u kuptuar mirë disa përjashtohen pjesërisht apo plotësisht nga të qenit njerëz: Të gjithë njerëzit kanë të drejta, por jo të gjithë janë njerëz. Pra kujdes, ky është racizmi ku mund të bihet kollaj, të cilin thoni se e luftoni. Pra kujdes me çështjen e Kosovës, e vështirë, do ca vullnet, shumë punë, sepse trendin nuk e ka përcaktuar “i forti”, duhet ta përcaktojmë ne. Por sido që të shkojë puna, do jemi 100 përqind të sigurt që nuk jemi treguar racistë me veten.

Lexo më shumë  Eurodeputeti holandez, Reuten: Kosova e meriton të bëhet anëtare KE-së

Nga ana tjetër, dyshoj se vërtet njihen aq shumë edhe ngjarjet Rusi-Ukrainë, Palestinë-Izrael, Iraku, Irani, Siria, Afganistani etj. Duhet hequr dorë nga kotësia e bujshme, për të shkuar te modestia e thjeshtë produktive, përballë çështjeve të shoqërisë, kombit, shtetit dhe raporteve të shteteve që sot janë më të çekuilibruara se kurrë.

Shtet-formimi nuk është arrirë ndonjëherë me të bërë sikur, ai vjen sepse duam, duhet dhe mundemi.

Rruga Press

YouTube player