Lajme

Kurti: Kemi shënuar rekord të të mbjellave, fermeri i Kosovës është fermeri më i përkrahur në rajon

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur për  sukseset që janë shënuar në sektorin e bujqësisë. Sipas Kurtit brenda dy viteve e gjysmë, është shënuar rekord i të mbjellave që prej pas luftës.

“Në dy vjet e gjysmë qeverisje, kemi shënuar rekord të të mbjellave që prej pasluftës. Në krahasim me dy vite më parë, sipërfaqet e të mbjellave me drithëra janë rritur për gati 2/3. Sepse përkrahjen me subvencione për bujqit dhe fermerët e kemi rritur deri në 216%.  Mbi 214 milionë euro është vlera e mbështetjes financiare deri më tani. Për herë të parë, kemi subvencionuar naftën dhe plehun bujqësor. Sigurimeve bujqësore u janë shtuar edhe gjashtë kultura të reja, kurse primin e sigurimit e kemi subvencionuar për 75%”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Sipas tij aplikimi për grante dhe subvencione është bërë më i lehtë dhe se keqpërdorimet, padrejtësitë dhe korrupsioni janë ndalur.

“Aplikimi për subvencione dhe grante është bërë më i lehtë. Keqpërdorimet, padrejtësitë dhe korrupsioni janë ndalur. Gjasat për të përfituar bujqit dhe fermerët meritorë janë rritur. Për herë të parë janë aprovuar 50% të aplikimeve për grante, teksa numri i fermerëve të mbështetur çdo vit është mbi 30 mijë. Fermeri i Kosovës sot, është fermeri më i përkrahur në rajon”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Kurti në Studime: Të bashkuar në kujtimin e të dashurve tanë dhe përkushtimin për drejtësi

Rruga Press

YouTube player