Lajme

Shtyu Nënë Lizën në protestë! Gruaja, nëna e dy fëmijëve që punojnë të Bashkia e Tiranës

Protesta e djeshme kundër rritjes së çmimeve u shoqërua edhe me një incident. Një grua dëboi Nënë Lizën nga foltorja. Ngjarja bëri bujë në media, mirëpo thellohet më shumë kur mësohet se kush është gruaja që e shtyu atë. Sipas gazetares së emisionit STOP, Domenika Bajraktari, gruaja në fjalë quhet Drita Arapi dhe i ka të dy djemtë të punësuar në Bashkinë e Tiranës.

Lexo më shumë  Vrasja e gruas në Pejë, Haxhiu thërret në takim ministrin e Brendshëm dhe drejtuesit e tjerë të sigurisë

“Kjo në foto është DRITA ARAPI me adresë në Facebook Drita Fjoli. Kjo trimja që shtyn Nënë Lizën është nëna e dy fëmijëve që punojnë te Bashkia e Tiranës, njëri të zyra e aktiviteteve të bashkisë dhe tjetri në Policinë Bashkiake. Pra qartazi zonja nuk ka qenë si protestuese për kauzën e rritjes së çmimeve dhe krizën që po kalon çdo familje shqiptare. Drita ka qenë në protestë për të prishur protestën dhe për të DHUNUAR NENE LIZEN. Meqenëse Drita do të veprojë kështu, atëherë e ftoj me edukatë të më shkruajë dhe të takohem me të nga afër që të diskutojmë se çfarë e shqetëson. Sepse kush prek Nënë Lizën, ka prekur dhe gjyshen time…,” shkruan gazetarja.

Lexo më shumë  Qytetarët e Kosovës po ndalohen edhe në kufirin serb me Hungarinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *