Lajme

Shtyhet për të hënën seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë për ta lexuar projektbuxhetin

Pas diskutimeve me shefat e grupeve parlamentare, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca për buxhetin është shtyrë për të hënën nga ora 10:00.

Votimi i buxhetit për vitin 2026 në lexim të parë hasi në kundërshtimet e partive opozitare, të cilat kërkuan më shumë kohë për ta lexuar dokumentin 700-faqësh.

Lexo më shumë  Tenderi 11.5 mln euro për spitalin në burgun e Shënkollit/ Pak ditë para dorëheqjes, Myzyri la jashtë 4 oferta më të lira, kontrata për kompaninë e Gentian Sulës nën hetim nga SPAK

Deputetët e opozitës kanë thënë se duhet ta lexojnë dokumentin për të pasur mundësi që të bëjnë propozime.

Haxhiu më pas i thirri për konsultim shefat e grupeve parlamentare dhe vendosi ta shtyjë seancën.

Buxheti është në vlerë 4 miliardë euro.

Ky buxhet përmban edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik. Pagën e 13-të, sipas Muratit, do ta marrin ata që kanë mbi 12 muaj në punë.

Lexo më shumë  Stradner: Fitorja e studentëve nuk garanton shkëputjen e Serbisë nga ndikimi rus

Për të hyrë në fuqi si ligj, buxheti duhet të miratohet edhe në lexim të dytë.

Rruga Press

YouTube player