KryesoreLajme

Shtyhet për nesër seanca në GJKKO për Sali Berishën! Ish kryeministri: Ëndrra e Ramës është një Shqipëri pa rini e opozitë! Bleu Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kreu i qeverisë Edi Rama ka vendosur kontroll mbi të gjitha pushtetet. Ai theksoi se ëndrra e Ramës është një Shqipëri pa rini dhe pa opozitë, duke hedhur akuza se bleu Lulzim Bashën për të arritur qëllimin e tij. Ndërkohë seanca që ishte planifikuar të mbahej sot për ish kryeministrin u shty për ditën e nesërme pasi avokatët e tij kërkuan të njihen  me provat të reja se pse SPAK ka kërkuar ndryshim mase nga ‘detyrim paraqitje’ në arrest shtëpie. Ata kërkuan gjithashtu përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka e cila do të japë vendimin për Berishën.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Pra, Edi Rama ka vendosur një kontroll të plotë dhe total mbi të gjitha pushtetet. Por ëndrra e tij është kjo. Një Shqipëri pa rini, një Shqipëri pa opozitë. Në qoftë se një Shqipëri pa rini, po e realizon me largimin e të rinjve nga Shqipëria, Shqipërinë pa opozitë e realizoi duke blerë ish-kreun e opozitës.Natyrisht shpirti opozitar nuk u ble dot nga Edi Rama dhe gjatë dy viteve dhe këtu duhet ta them, që drejtuesit tuaj kanë një meritë të veçantë se qenë më të parët që u rreshtuan në shpëtimin e PD-së.

Ua them unë ju.Por pasi e pa se i doli jashtë kontrollit, pasi e pa se ëndrra e tij po bëhej pluhur, ëndrra e tij për një Shqipëri pa opozitë, pasi e pa se kjo opozitë e vërtetë do e groposte siç e meriton, ai kaloi në veprime ekstreme ndaj saj. Në mohimin e të drejtave themelore të opozitës, pa të cilat ajo nuk është opozitë. Ajo është fasadë, ajo është një opozitë në letër, por kurrë një opozitë e vërtetë.I mohoi në parlament të drejtën e komisioneve parlamentare.”- tha Berisha.

YouTube player