Bota

Po mbante fjalim për krizën në vend, Netanyahu sulmohet nga familjet e pengjeve të Hamasit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u sulmua nga familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, teksa ai mbajti një fjalim, ditën e djeshme, mbi krizën në vend.

Sipas mediave të huaja, të afërmit që mbanin pankarta dhe kërkonin kthimin e të dashurve të tyre u mblodhën jashtë bazës Kirya në Tel Aviv, teksa lideri izraelit fliste.

Lexo më shumë  NATO zbulon operacionin sekret rus pranë Norvegjisë, nëndetëset stërviteshin për sabotim të kabllove nënujore

Ndërkohë kujtojmë se pavarësisht rritjes së presionit ndërkombëtar për një ndalesë, Izraeli ka thënë se është i vendosur të shkatërrojë aftësitë qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit pas sulmit të 7 tetorit.

Ditën e djeshme gjatë fjalës së tij, udhëheqësi izraelit u zotua të vazhdojë luftën kundër militantëve të Hamasit dhe u tha ligjvënësve nga partia e tij Likud, se lufta ishte larg përfundimit.

Lexo më shumë  Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku

“Ne nuk po ndalemi. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe po e zgjerojmë luftën në ditët në vijim. Do të ketë një betejë të gjatë dhe nuk është afër përfundimit”, u shpreh Netanyahu.

Rruga Press

YouTube player