KryesoreLajme

 Sulmi në Banjskë, Gjykata e Prishtinës lë në paraburgim 3 të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë t’ua vazhdojë masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë.

Në njoftimin e Themelores, thuhet se të pandehurit do të mbahen në paraburgim deri më 24 shkurt të 2024-s.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.M, B.S dhe V.T, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024”, thuhet në njoftimin për KOHËN nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Lexo më shumë  Avokati serb rreth skandalit në policinë serbe: Zvonko Veselinoviq kushtëzonte pushtetin me vota dhe mbështetje partiake

Në tetorin e sivjetmë, Gjykata Themelore ua kishte vazhduar masën e paraburgimit tre të dyshuarve. Ata gjenden në paraburgim që nga shtatori.

Të pandehurit dyshohet se me një grup personash, në mënyrë të organizuar dhe të armatosur, pasi janë futur ilegalisht e të armatosur në Kosovë, me qëllim të vënies në pritë të zyrtarëve të Policisë së Kosovës e nëpërmjet bllokimit të rrugëve, kanë sulmuar me granata dhe armë të tjera.

Lexo më shumë  Gjermania do të investojë miliarda në mbrojtjen civile

Nga sulmi në Banjskë të Zveçanit kishte mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

YouTube player