BallinaLajme

Shtyhet konventa kombëtare e LSI-së, ja kush do jenë shtabet elektorale

Shtyhet konventa kombëtare e LSI-së e parashikuar të mblidhej këtë të dielë, 5 dhjetor.

Vetë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e bëri publike ne nje deklarate për median.

Me përgjegjësinë dhe autoritetin që më jep statuti i partisë, si Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroj se kam vendosur të shtyj për në një kohë tjetër mbajtjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e parashikuar të mblidhej më datën 5 dhjetor 2020;”

Shkak, është përkeqësimi i vazhdueshëm i situatës prej pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi covid -19 dhe efektet e mëdha negative të ndikimit të tij jo vetëm në jetën e gjithësecilit prej nesh, por edhe në të gjithë jetën e vendit.

Trupa e delegateve kthehet ne shtab elektoral
Por vendimi për shtyrjen e mbajtjes së Konventës Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk e afekton veprimtarinë e përditshme të strukturave të LSI-së në të gjitha nivelet e në të gjithë vendin.

Monika Kryemadhi: “Trupa e delegatëve përfaqësues nga çdo bashki, si strukturë legjitime e zgjedhur me parimin “një anëtar – një votë” në zgjedhjet e 21 nëntorit, shndërrohet në shtabin elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim për bashkinë respektive, dhe do të vazhdojnë pa asnjë ndërprerje nën drejtimin e të deleguarve në çdo qark, përmbushjen e detyrave të parashikuara në kalendarin tonë politik dhe elektoral.”

Në deklaratën për median nga selia e LSI-së, Kryemadhi u shpreh se Lëvizja Socialiste për integrim, që prej kur u shfaq pandemia e në vijimësi, ka refuzuar të bëjë politikë me pandeminë.

“Por ndërkaq, nuk do të lejojmë askënd që pandeminë ta përdorë për politike”

Kryemadhi argumentoi se vendimi im për të shtyrë mbledhjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, është njëherësh edhe shenjë homazhi për ata që kanë humbur jetën prej pandemisë, është solidaritet më të gjithë qytetarët që po përballojnë me njëmijë e një sakrifica dhe pa mbështetjen e shtetit, kostot e mëdha të luftës për jetën dhe në emër të dashurisë për jetën.

YouTube player