BallinaLajme

Fact-checking / Si po manipulon rilindja me raportin e Venecias

Pas daljes së draftit paraprak të komisionit të Venecias propoganduesit e qeverisë po përdorin një teknologji që e kanë venë në funksionin edhe herë të tjera. Parimi i saj është i thjeshtë. Sqarimet për publikun nuk i bëjnë ministrat apo deputetët socialistë, por mesazhi përpunohet përmes mediave që ata kontrollojnë. Kështu ndërsa Taulant Balla rrefuzoi të prononcohej për konkluzionet e komisionit të Venecias portalet dhe TV pro qeveritare u mbushën me tituj që predikonin se Rama fitoi ndërsa Meta dhe Basha në përplasjen e tyre në lidhje me ligjshmërinë e ndryshimit të rregullave të lojës për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas kësaj taktike edhe politikanët rilindas nuk bëhen pis duke gënjyer në sy të ndërkombëtarëve edhe opionioni publik manipulohet në favor të qëllimeve të tyre. 

Duke u nisur nga kjo kakofoni, Lapsi.al e ka lexuar vetë të gjithë dokumentin e hartuar nga Komisioni Evropian për Demokraci Përmes Ligjit dhe ODHIR.

Eshtë e vërtetë që ashtu sikurse pohojnë mbështetësit e Rilindjes komisioni nuk i kërkon Edi Ramës dhe shumicës së tij parlamentare të kthejnë mbrapsh ndryshimet Kushtetuese dhe manovrat për ndalimin e koalicionee të përbëra. është gjitashtu po kaq e vërtetë se këto ndryshime konsiderohen si të bëra nga një parlament që me gjithë mangësinë e numrit të deputetëve (nga bojkoti i opozitës) quhet i ligjshëm.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Por këto janë konkluzione normale. Fakti që Venecia edhe ndryshimet e bëra nga mazhoranca dhe opozita e re i quan jo në përputhje me standartet perendimore, pasi u bënë shumë pranë zgjedhjeve, nuk mund të sugjerojë që të bëhen ndryshime të tjera edhe më pranë datës 25 prill. Por pavarësisht kjo pike që po konsiderohet si mbyllje e debatit dhe si liçencë ndërkombëtare për të vjedhur zgjedhjet, nga propagandistët e rilindjes, skaneri që bën Venecia për atë që ka ndodhur është i frikshëm.

Dhe për të kuptuar këtë është mirë që të lexohet dokumenti i plotë e të shihet se ndryshimet që që Edi Rama dhe opozita e re bënë në bashkëpunim, konsderohen si të njëanëshmë, pa konsensus, pa konsultimin dhe kohën e nevojshme për debat transparent, që mund të ndikojnë mbi rezultatin e zgjedhjeve dhe së fundi se janë në kundërshtim me kodin e Këshillit të Eurpës për gjedhje të lira dhe të ndershme.

Por përtej gjithë këtyre fshikullimave raporti vë dhe pikat mbi “I” për pikën kryesore të sherrit politik në vend. Socialistët dhe opozita që prej korrikut po ndeshen vetëm për një gjë: Rama do të ndalojë koalicionet me lista shumë emërore se kështu fiton më shumë vetë. Dy partikë kresore të opozitës e kundërshtojnë duke pretenduar se ky është një ndryshim i njëanshëm i rregullave të lojës pasi ajo ka filluar. 

Lexo më shumë  Maqedonci në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore: Përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit ende të lirë

Dhe çfarë vëren drafti paraprak i Venecias dhe ODHIR? 

“Në një garë me rezultat të ngushtë elektoral, ndryshime të tilla janë vendimtare për marrjen e shumicës në parlament” thuhet aty.

Pra raporti e thotë qartë se kryeministri dhe qeveria i kanë bërë këto ndryshime, pa konsensus, pa transparencë dhe në kundërshtim me parimet e demokracive europine, vetëm për të fituar në tryezë diçka që nuk e fitojnë dot nga vota e zgjedhësve. 

Jo më kot ata i injoruan të gjitha thirrjet e eurodeputetëve dhe të komisionerit të BE për zgjerimin, Vahrely, që i këshillonte të prisnin sugjerimet e Venecias përpara se të bënin miratimin përfundimtar të ndryshimeve në kod. Ata ecën përpara me shpërfillje se donin me çdo kusht këtë avantazh të fituar në tavolinë.

Dhe rrezikun e asaj që kanë bërë e ka evidentuar shumë qartë raporti i Venecias dhe ODHIR-it. Pasi ka bërë të qartë këtë propagandistët e rilindjes janë të qartë të bërtasin fitore se komisioni nuk i pengoi në rrugën e tyre për ta shpënë manipulimin deri në fund. /LAPSI

YouTube player