Bota

Shteti që e konsideron fakt të kryer se Rusia do ta pushtojë

Moldavia i frikësohet një sulmi nga Rusia. Ky shtet e merr për të mirëqenë madje diçka të tillë. Kështu deklaroi kreu i shërbimit moldavian të Informacionit dhe Sigurisë (SIS), Alexandru Musteata, në një intervistë për TVR Moldavia.

Zyrtari madje ka caktuar një datë për pushtimin e supozuar nga ushtria e Putinit: fillimi i vitit 2023: “Çështja nuk është nëse Federata Ruse do të kryejë një ofensivë të re ndaj territorit të Republikës së Moldavisë, por kur do të ndodhë kjo. Ose në fillim të vitit (janar-shkurt) ose më vonë (mars-prill). Por, sipas informacioneve që kemi, Federata Ruse synon të shkojë më tej. Me synimin për të krijuar një bashkim me rajonin e Transnistrisë, që është territori i Moldavisë, mund të themi qartë se ata synojnë të vijnë këtu. Ky është një rrezik real”.

Lexo më shumë  Ligji për “agjentë të huaj” para Kuvendit të Republikës Sërpska më 22 maj

Transnistria ka fituar një rol të rëndësishëm për shkak të lidhjes së tij me qeverinë ruse dhe pozicionit të tij gjeostrategjik. Gjithashtu, popullsia e këtij rajoni është kryesisht ruse dhe ukrainase. Në fakt, autoritetet ukrainase kanë denoncuar në disa raste inkursione të mundshme ruse në Ukrainën perëndimore nga Transnistria.

Musteata ka paralajmëruar gjithashtu se depoja më e madhe e municioneve në Evropë ndodhet pikërisht në territorin e Transnistrisë, e cila ruhet edhe nga ushtarët rusë. Ky fakt mund të përfaqësojë një arsye tjetër për një konfrontim të supozuar dhe të ardhshëm me Moldavinë.

Lexo më shumë  Reuten: Presidenti serb Vuçiq destabilizon rajonin

Deklaratat e Musteatas për caktimin e një date për një pushtim rus në territorin e tij kanë shkaktuar bujë në publik, duke gjeneruar një alarm të madh. Për këtë arsye, shefi moldav i sigurisë më vonë sqaroi se ofensiva ruse do të varej në çdo rast nga situata e luftës në Ukrainë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *