Shteti privat i Ramës, gruaja e Vangjel Tavos emërohet në krye të FSDKSH-së
Suela Popa është emëruar sot drejtoresha e re e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë.
Natyrisht që nuk është një pozicion i zakonshëm e që mund të bëhet thjesht prej një ministri, pa dhënë më parë dakordësinë kryeministri Edi Rama. Popa është bashkëshortja e kryebashkiakut të Himarës Vangjel Tavo.
Deri në vitin 2017 ajo ka mbajtur pozicionin e drjetoreshës së AZHBR-së, agjencisë ku Zyra Antikorrupsion në BE (OLAF) ka zbuluar abuzimin me 176 milionë euro fonde të programit IPARD. Popa ishte drejtoreshë e AZHBR si pjesë e ndarjes së pushtetit PS-LSI, kur bashkëshorti i saj ishte deputetet i partisë së Ilir Metës.
E pavarësisht përbetimeve të Ramës kundër LSI-së dhe ndarjes së madhe në vitin 2017, me tepsi e me timon, Rama ia gradoi gruan Vangjel Tavos në Këshillin Drejtues së Bankës së Shqipërisë.
Pasi përfundoi mandatin 5-vjecar, natyrisht që përmes influencës së të shoqit kryebashkiak në Himarë, Suela Popa është katapultuar në krye të një agjencie të rëndësishme që kontrollon fonde të shumtë të shëndetësisë dhe rimbursimit të barnave.
SPAK nga ana tjetër ende po e mban në sirtar dosjen e abuzimeve me fondet e IPARD, abuzime që sipas OLAF nisën në kohën kur drejtoreshë e AZHBR ishte Suela Popa dhe vijuan më pas gjithashtu me Frida Krifcën. /lapsi.al/
Rruga Press

