Lajme

Shtëpitë e vjetra në Shkodër për turizëm, deri në 50 mijë dollarë për rijetëzimin e banesave në lagjet historike

Shkodra është një prej qyteteve, ku fatmirësisht ende kanë mbetur shtëpi të vjetra dhe zona historike të padëmtuara. Pronarët e tyre kanë mundësinë të përfitojnë deri në 50 mijë Dollarë për rijetëzimin e tyre dhe shndërrimin në biznese për turizëm.

Kush zotëron një shtëpi të vjetër në lagje historike do të marrë nga shteti 50 000 dollarë, nëse do ta kthejë atë në biznes për turizmin.

Shkodra ishte qyteti i radhës ku ministrja e kulturës Elva Margariti prezantoi programin e bonusit të rijetëzimit.

“Ashtu siç është bërë me procesin e legalizimit ka qenë një mënyrë që më pas të mund të vijnë të aplikojnë dhe kemi bërë përmirësime në vazhdim. Është një rrugëtim, ka filluar dhe është futur brenda një kornize të mirë të cilën ne po mundohemi ta mbështesim edhe ekonomikisht,” tha Margariti.

Duke ju referuar Shkodrës dhe vendimit të qeverisë dy vite më parë qe e shpalli qendrën historike zonë kulturore, Margariti u ndal edhe tek ndikimi që ka ky program i ri.

Lexo më shumë  Maqedonci takon Ulutashin, e vlerëson bashkëpunimin KFOR-FSK

“Me këtë formulë, me bonusin, në të njëjtën mënyrë projekti do të kalojë në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë, por do të kalojnë të gjithë filtrin nëse plotësojnë kriteret e estetikës, arkitekturës, formës tradicionale të zonës,” tha Margariti.

Dëmet që i janë bërë deri më tani kësaj zone dhe godinave historike të saj, mund të rikthehen në identitet përmes bonusit të rijetëzimit.

Lexo më shumë  Popullsia në Shqipëri/ Në jug dominojnë të moshuarit, por veriu po zbrazet shpejt

“Edhe banorët e këtyre ndërhyrjeve jo brenda rregullave ose kritereve në momentin që mund të aplikojnë do kemi një mundësi tjetër për t’i përmirësuar,” tha ajo.

Programi është i ndarë në dy skema: restaurim -mirëmbajtje dhe restaurim rijetëzim.

Të pranishëm në diskutim ishin pronarë të banesave të vjetra shkodrane, ekspertë dhe njohës të monumenteve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *