Lajme

Dyshohet se droga e kapur në Kosovë vinte nga Shqipëria, policia: Destinacion kishte BE-në

Droga që u kap mbrëmë nga Policia e Kosovës në Konushefc të Podujevës, me peshë 91 kg, dyshohet se ka ardhur nga Shqipëria.

“Droga dyshohet se ka origjinë nga Shqipëria dhe ka kaluar përmes Prizrenit në Podujevë. Ka pasur destinim final vendet e BE-së”, tha policia në konferencë.

Gjithashtu përveç 91 kg drogë të llojit marihuanë, në Konushefc janë konfiskuar edhe një makinë “Audi” me targa të Gjermanisë, një veturë “Gof 4” me targa të Austrisë, dy makina të tjera dhe para me vlerë mbi 650 euro.

Lexo më shumë  Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, ndërsa në kërkim janë edhe tre të tjerë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *