KryesoreLajme

Shtëpia e Fadil Muqollit në Poklek të Drenasit do të shndërrohet në muze për të përkujtuar masakrën e 1999

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ministri Hajrullah Çeku së bashku me deputeten Shqipe Selimi kanë vizituar punimet në shtëpinë e Fadil Muqollit në Poklek të Drenasit.

Në njoftimin e MKRS-së thuhet se shtëpia e Muqollit do të shndërrohet në muze si gjurmë e masakrës që ka ndodhur në Poklek.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

“Fadil Muqolli ka ruajtur me fanatizëm për 24 vite çdo gjurmë në shtëpinë e tij që dëshmon krimin që është bërë aty në vitin 1999.

Shtëpia dhe rrëfimi i tij i cili çdo herë që tregohet mban dhimbjen e njejtë, do të kthehet në muze.

Jemi në fazën e fundit të muzealizimit të shtëpisë së masakrës në Poklek të Drenasit, ku forcat serbe masakruan 53 civilë nga familjet Muqolli, Caraku, Elshani, dhe Hoxha. Në mesin e tyre ishin 23 fëmijë, më i vogli gjashtë muajsh dhe më i madhi 14 vjeç”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫
YouTube player