BotaKryesore

“Hakmarrja” e SHBA-së ndaj Rusisë për vdekjen e Navalnyt, Biden: Së shpejti sanksione të reja

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të njoftojnë, në ditët e ardhshme, një paketë të re sanksionesh, me masa më të ashpra ndaj Rusisë, pas vdekjes në burgun siberian të liderit të opozitës të këtij vendi, Alexei Navalny.

Lajmi u dha nga vetë presidenti Joe Biden, i cili nuk zbuloi më shumë detaje se në çfarë konsistonin sanksionet e reja ndaj regjimit të Putin.

Më herët, edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, nuk pranoi të jepte detaje mbi sanksionet e reja, duke referuar për këtë politikat e qeverisë amerikane. Ai gjithashtu nuk pranoi të jepte informacion se si këto masa të reja do të zgjerohen te sanksionet e ashpra që aktualisht Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur ndaj Rusisë.

Lexo më shumë  Njësoj si në Shqipëri, diaspora shqiptare vijon protestat në qytete të botës

Kirby tha se sanksionet, të cilat do të përkojnë me dyvjetorin e agresionit rus ndaj Ukrainës, do të plotësohen në mënyrë të veçantë me sanksione shtesë, lidhur me vdekjen e zotit Navalny.

Ekspertët politikë kanë dalë me një numër propozimesh, nëpërmjet të cilave synohet që Rusisë t’i shterojnë fondet monetare të nevojshme për vazhdimin e agresonit të saj, duke filluar nga konfiskimi i fondeve të Bankës Qendrore Kombëtare Ruse të depozituara kryesisht në Europë deri në uljen e tavanit të çmimit nga Grupi i të Shtatëve për naftën ruse.

Lexo më shumë  Ministri Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh për studentët

Në një dokument zyrtar të muajit shkurt të Grupit Ndërkombëtar të Punës mbi Sanksionet Ruse të Universitetit Stanford kërkohet vendosja e sanksioneve dhe më të rënda mbi tregun energjetik rus, si ulja e tavanit të tanishëm të çmimit të naftës së prodhuar në Rusi nga 60 në 30 dollarë, si dhe plotësim i masave për ndalimin nga ana e Bashkimit Europian dhe vendeve të G7 të blerjeve të hidrokarbureve ruse.

YouTube player