Bota

Shtëpia e Bardhë fajëson Facebook dhe YouTube për përhapjen e dezinformacionit rreth vaksinave

Shtëpia e Bardhë ka llogari dhe në YouTube e jo vetëm në Facebook, në listën e saj të platformave të mediave sociale që zyrtarët thonë se janë përgjegjës për një përhapje alarmante të dezinformacionit në lidhje me vaksinat COVID dhe nuk po bëjnë aq sa duhet për ta ndaluar atë, bëjnë me dije burimet e afërta pranë administratës.

Kritikat vijnë vetëm një javë pasi Presidenti Joe Biden i quajti Facebook dhe kompanitë e tjera të mediave sociale “vrasës” që dështuan në lidhje me ngadalësimin e përhapjes së dezinformatave që kanë të bëjnë me vaksinat anticovoid. Që prej asaj kohe ai e ka zbutur tonin e tij.

Një zyrtar i lartë i administratës tha se një nga problemet kryesore është “aplifikimi inkonsistent”. YouTube – një njësi e Google e Alphabet Inc (GOOGL.O) – dhe Facebook marrin vendimet se çfarë cilësohet si dezinformim në platformat e tyre. Por rezultatet e kanë lënë Shtëpinë e Bardhë tejet të pakënaqur.

“Facebook dhe YouTube … janë gjykatësi, juria dhe ekzekutuesi kur bëhet fjalë për atë që çfarë po ndodh në platformat e tyre,” tha një zyrtar i administratës, duke përshkruar qasjen e tyre ndaj dezinformimit COVID. “Ato përcaktojnë vetë notën e tyre për detyrat që bëjnë.”

Disa nga çështjet kryesore të dezinformimit të vaksinave që administrata e Biden po lufton së fundmi përfshijnë vaksinat COVID-19q ë ndër to theksohet se janë joefektive, pretendime jo të vërteta ku thuhet se ato mbajnë mikroçip dhe se dëmtojnë pjellorinë e grave, tha zyrtari.

Lexo më shumë  Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Kompanitë e mediave sociale janë kritikuar kohët e fundit nga Biden, ku edhe sekretari i tij për shtyp, Jen Psaki ka thënë që përhapja e gënjeshtrave rreth vaksinave po e bën më të vështirë luftimin e pandemisë dhe shpëtimin e jetës.

Një raport i fundit nga Center for Countering Digital Hate (CCDH),(CCDH), e cila është theksuar gjithashtu nga Shtëpia e Bardhë, tregoi se 12 llogari anti-vaksinash po përhapin gati dy të tretat e dezinformimit kundrejt anti-vaksinave në internet. Gjashtë nga ato llogari janë ende duke postuar në YouTube.

“Ne do të dëshironim që të gjithë të bënin më shumë për këtë gjë” për të kufizuar përhapjen e dezinformacionit jo të saktë nga ato llogari, tha zyrtari.

Lufta kundër keqinformimit të vaksinave është bërë një nga prioritet kryesore për administratën e Biden në një kohë kur ritmi i vaksinimeve është ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme pavarësisht rrezikut që paraqet varianti Delta, me njerëz që në shumë pjesë të vendit po sillen në mënyrë armiqësore në lidhje me vaksinimin.

Kërkesat për Facebook dhe YouTube vijnë pasi Shtëpia e Bardhë ju drejtua Facebook, Twitter dhe Google në Shkurt të këtij viti në lidhje me të dhënat e keqinformimit COVID, duke kërkuar ndihmën e tyre për ta ndaluar atë të bëhej virale, tha një tjetër zyrtar i lartë i administratës.

Të hënën, YouTube gjithashtu tha se do të shtojë informacione më të besueshme e po ashtu dritare të reja për shikuesit që të klikojnë.

Zyrtari i lartë i administratës përmendi katër çështje prioritare mbi të cilat administrata i ka kërkuar Facebook-ut të sigurojë të dhëna specifike, por kompania ka qenë e rezervuar për t’i përmbushur ato.

Këto përfshijnë sa informacione të gabuara të vaksinave ekzistojnë në platformën e saj, kush po sheh aludime të pasakta, çfarë po bën kompania për t’i arritur ato dhe mënyrën sesi Facebook po procedon dhe hapat që po ndërmerr.

Zyrtari tha se përgjigjet që Facebook ka dhënë nuk janë “të kënaqshme”.

Zëdhënësi i Facebook Kevin McAlister tha se kompania ka hequr mbi 18 milion copëza dezinformatash COVID-19 që nga fillimi i pandemisë dhe se të dhënat e saj tregojnë se për njerëzit në Shtetet e Bashkuara që përdorin platformën e Facebook, hezitimi për të bërë vaksinën ka rënë me 50% që nga janari dhe është rritur numri i kërkesave që duan ta bëjnë atë.

Shqetësimi i gjerë i administratës së Biden është se platformat sociale “ose na gënjejnë dhe po e fshehin topin, ose nuk po e marrin seriozisht dhe nuk ka një analizë të thellë të asaj që po ndodh në platformat e tyre”, tha zyrtari.

“Kjo vë në pikëpyetje gati çdo zgjidhje që ato mund të kenë.”/reuters/

©RrugaPress Të gjitha të drejtat të rezervuara

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *