Art & Kulturë

Parku i Stonehenge mund të humbasë statusin e trashëgimisë kulturore, OKB: Britania po shkatërron reputacionin global për ruajtjen e aseteve historike

Organi i trashëgimisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se parku ‘Stonehenge’ i Wiltshire në Britani do të vendoset në listën “me rrezik”, pasi mund të humabsë statusin e ‘Trashëgimisë Kulturore”.

The Guardian raporton se UNESCO do të vendosë në qendër vëmendjes edhe 31 vendet e tjera të listuara si Trashëgimi Botërore në Britaninë e Madhe pasi kanë ngjallur diskutime. Kjo për shkak se Britania po shkatërron reputacionin global për ruajtjen e aseteve të saj historike. Chris Blandford, presidenti i Trashëgimisë Botërore në Mbretërinë e Bashkuar, u ankua se kishte një “ndërgjegjësim të ulët në nivelin qeveritar” për rëndësinë e vendeve të Unesco-s, të cilat renditen së bashku me Taj Mahal dhe piramidat e Gizës.

Lexo më shumë  Dhjetë këshillat e Ukshin Hotit për shqiptarët

Ai tha se shumë prej tyre ishin lënë në harresë, duke mos dhënë fonde për mirëmbajtjen e tyre. Parku Stonehenge i Wiltshire mund ti bashkohet Liverpool-it i cili u bë vendi i tretë në 50 vite që u hoq nga statusi i Trashëgimisë Botërore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *