KryesoreLajme

Shqyrtohet raporti për Kosovën në Këshill të Evropës

Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës (KiE) sot do të shqyrtojë raportin e Dora Bakoyannis, që është raportuese për Kosovën në (KiE). 

Deputetë të Kuvendit që janë pjesë e delegacionit të Asamblesë Parlamentar, javën e kaluar paralajmëruan se më 27 mars do të takohet Komisioni për Politikë dhe Demokraci, i cili pritet ta shqyrtojë raportin e Dora Bakoyannis. Për kalimin e tij duhet të votojnë një e dyta e anëtarëve, që i bie 27 deputetë. 

Nëse kalohet kjo fazë, atëherë çështja mund t’i kalojë për votim Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e cila i zhvillon punimet nga 15 deri më 19 prill.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Shpresat e Kosovës për shpejtimin e procesit të anëtarësimit u shtuan pasi Qeveria e urdhëroi Agjencinë Kadastrale që t’ia bartë Manastirit të Deçanit pronën 24-hektarëshe, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016. Ky përbënte njërin prej kushteve themelore të Këshillit të Evropës, që përmendet edhe në një raport të juristëve të KiE-së. 

Zyrtarë të Qeverisë në disa raste kanë thënë se tashmë janë siguruar votat e domosdoshme për anëtarësim, me gjithë fushatën lobuese të Serbisë. Madje kjo e fundit kërcënoi me largim nga Këshilli i Evropës, nëse e pranon Kosovën si anëtaren më të re. 

Në prag të vendimmarrjes edhe nga Mali i Zi ka paralajmërime për votë kundër. Partia Demokratike Popullore (PDP) në pushtet i ka kërkuar Maja Vukiçeviqit, që është kryetare e delegacionit malazez në Asamblenë Parlamentare, të votojë kundër pranimit të Kosovës në këtë organizatë. PDP-ja është njëra nga anëtaret e Frontit Demokratik (FD) prorus e proserb, që përbën shumicën parlamentare në Mal të Zi, e cila udhëhiqet nga Lëvizja Evropa Tani e kryeministrit Millojko Spajiq.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Para votimit në Këshill, tre udhëheqësit institucionalë të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, i dërguan një letër raportueses Bakoyannis, ku shprehën zotimin për zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit e Ohrit.

YouTube player