ArgumentKryesore

Shqiptarët në Maqedoni të Veriut dhe shifra që jep alarmin

Nga Roland Amzai

Sot u publikua rezultati i regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut.

446 245 shqiptarë deri në vitin 2021 (para hapjes së termineve në ambasadën gjermane)

509 083 shqiptarë në 2002-shin.

12.3% më pak.

Në 20 vjet e rrudhëm popullsinë.

Për krahasim;

Në vitet 2011 – 2016 sirianët e gjendur mes regjimit të Asadit nga njëra anë dhe Isisit në anën tjetër e braktisën atdheun e vet në masën absolute prej rreth 5 milionë, më saktë rreth 20 %.

Shqiptarët në Maqedoni (Fyrom, të Veriut) e braktisën vendin e vet në masën relative prej 12.3 përqind, pra i tejkalon vuajtjet e një lufte civile duke i’u afruar një eksodi biblik.

Raporti i shtimit natyror nuk është argument.

Duke ditur që shtimi natyror tek maqedonasit është në vlera negative bien në përfundimin se ikja masive ndodh tek shqiptarët teksa shkruajmë.

Lexo më shumë  Analisti: Vuçiqi do përfundojë si Gruevski

Me ligjin e ri për sistemin elektoral (me 1 njësi) le ta rrudhim dhe gjeografinë dhe kjo punë kryhet shpejt.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *